Connect with Us

Skandal në Vetting/ A njihen me njëri-tjetrin Fredi dhe Suela?

Aktualitet

Skandal në Vetting/ A njihen me njëri-tjetrin Fredi dhe Suela?

Publikuar

-

Idiotësia e një gazetari nën hetim për pastrim parash dhe nxitimi i një juristeje në konflikt interesi, kanë njollosur papritur procesin e vettingut.

Le ta tregojmë fabulën e asaj çfarë ka ndodhur dhe personazhet përkatës në mënyrë të thjeshtë.

Historia nis tri javë më parë, ku një portal informativ i udhëhequr nga Alfred Peza (Alpeneës.al), nisi publikimin e disa dokumenteve që lidheshin me pasuritë e deklaruara të familjarëve të prokurores Rovena Gashi. Kjo e fundit kishte depozituar dokumentet dhe deklarimet në KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), sepse po i nënshtrohej vettingut.

Portali i Pezës kishte siguruar dokumentet ekskluzive të deklarimeve të pasurisë dhe nisi publikimin e tyre me një metodë të çuditshme.

Portali i drejtonte pyetje publike prokurores Gashi për detaje teknike të përkatësisë pasurore, pyetjet ishin sulmuese dhe intimiduese, aq sa dukej sikur ishte Aranit Çela që mund të kishte hapur këtë portal.

Por mungesa e profesionalizmit, linçimi dhe sulmet tendencioze në portalin e Pezës ishin vetëm njëra anë e medaljes, ana tjetër ishte idiotësia e tij.

Ndërsa kryente publikimet Peza nuk e kuptonte se në fakt po kompromentonte procesin e vettingut ndaj Rovena Gashit.

Kompromentimi i procesit vinte për dy arsye:

Alfred Peza është në konflikt të drejtpërdrejt interesi me prokuroren Gashi, pasi ajo direkt e ka hetuar për pastrim parash dhe i ka referuar dosjen në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kjo dosje është në proces dhe sot, zoti Peza është zyrtarisht nën hetim.

Dokumentet që ekspozoi zoti Peza, ishin autentike dhe gjendeshin vetëm në një institucion. Letrat gjendeshin vetëm në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Pra Peza, ndonëse në konflikt interesi, ndonëse i angazhuar me një sulm të egër, linçues, tendencioz ndaj Gashit, paralelisht sulmoi dhe dekonspiroi dhe burimin që e kishte furnizuar, KPK-në.

E gjitha ishte një koktejl interesant mes shtysave inatçore, konfliktit të interesit dhe idiotësisë.

Pasi publikoi serialin linçues me dokumente të rrjedhura nga KPK-ja, një tjetër media, Exit.al, iu drejtua zyrtarisht misionit të OMN-së për ta pyetur se si kishin rrjedhur dokumentet dhe a do hetoej kjo që po ndodhte?

Përgjigja që ktheu OMN-ja konfirmoi se misioni ndërkombëtar i monitorimit po investigonte zyrtarisht rrjedhjen e dokumenteve.

Por sot historia ka marrë një rrjedhë të papritur, pasi portali Boldneës.al ka zbuluar se konflikti i interesit shkon përtej Alfred Pezës, në skandal del dhe emri i një juristeje të quajtur Suela Zhegu.

LEXO EDHE:  Shorti për gjyqtarët e Krimeve të Rënda/ Kalojnë në filter 10 dosje

Sipas të dhënave të siguruara nga Boldneës.al, rezulton se zonja Zhegu udhëhiqte në KPK procesin e verifikimit të prokurores Rovena Gashi.

Në kohën kur rrodhën dokumentet ishte zonja Zhegu juristja që shqyrtonte dosjen e Gashit. Më pas zonja Zhegu dha dorëheqjen si udhëheqëse e kësaj dosje, por dorëheqjen e dha vetëm pasi rrodhën dokumentet.

Zonja Zhegu u tërhoq vetëm pasi media nisi të interesohej pranë OMN-së për rrjedhjen e letrave, por lidhjet e saj familjare çojnë në një konflikt të fortë interesi personal, konflikt direkt që ajo ka me Rovena Gashin.

Bashkëshorti i zonjës Zhegu është marrë i pandehur nga prokuroria e Durrësit për një çështje fallsifikimi të dokumentave pronësore. Ndërsa personi që e denoncoi bashkëshortin e zonjës Zhegu është kunati i prokurores Rovena Gashi.

Pra ndërsa zonja Zhegu shqyrtonte dosjen e pasurisë së Rovena Gashit, të dhënat e kësaj dosje rrodhën në portalin e Alfred Pezës i cili është nën hetim për pastrim parash nga referimi i Rovena Gashit.

Një pjesë e dokumenteve që publikonte Alfred Peza ofronin të dhëna dhe për pasuritë e kunatit të Rovena Gashit, pikërisht kunati i Gashit ishte ai që kallëzoi penalisht bashkëshortin e Suela Zhegut, juristes që shqyrtonte dosjen.

Sikur dikush t’i kishte vënë detyrë vetes që të njolloste procesin e vettingut, zor se mund të bënte dot më mirë se kaq.

Gazetari Alfred Peza dhe juristja Suela Zhegu, të dy nga pozitat e një konflikti të thellë interesi, kanë vënë në lëvizje OMN-në e cila i dyshon ata si bashkëpunëtorë në një skemë të linçimit dhe goditjes antiligjore të prokurores Rovena Gashi.

Por nëse Alfred Peza dhe Suela Zhegu kanë bërë autogol, duke u bërë protagonistë në konflikt interesi, e gjithë kjo fabul, shtron pyetje më serioze, që tejkalojnë idiotësinë e Pezës apo implikimin e Zhegut.

Sepse procesi verifikues për Rovena Gashin tashmë është bërë kazus, tashmë kemi provën konkrete se si një proces për të cilin janë shpenzuar energji pafund, se si një process për të cilin del gjasme si garant dhe ambasadori amerikan, degradon në një fushatë idiote linçimi e tipit Aranit Çela, duke kompromentuar besueshmërinë e KPK-së dhe duke nxjerrë në dritë jo vetëm konfliktin e interesit, por dhe metodat antiligjore, shantazhuese, që po përdoren për goditjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve. / Hashtag.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

3 Comments

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Nga zyrat e RTSH në qeli/ Thoma Gëllçi del nesër para Gjykatës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish Drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi pritet të dalë nesër para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokurorja Doloreza Musabelliu, që është marrë me rastin në fjalë, ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për Gëllçin tre ish vartësit e tij.

Prokurorja në kërkesën e saj i kërkon GJKKO-së, arrest me burg për Gëllçin.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se:



Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Nga hetimi për pasurinë tek kërkesa për shkarkim/ Si ia hodhi drejtësisë, gjyqtari Ardian Kalia

LEXO EDHE:  Nga hetimi për pasurinë tek kërkesa për shkarkim/ Si ia hodhi drejtësisë, gjyqtari Ardian Kalia

Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi Thoma Gëllçi, me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e masës të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal. Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Nga Olsian Çela tek Arben Kraja e Gledis Nano, në tapetin e kuq/ “Nuk është koha për të vdekur”

Publikuar

-

Nga

“No time to die”, apo e thënë në shqip “Nuk është koha për vdekur”, është shfaqur mbrëmë në Tiranë.

Në sagën e radhës të agjentit 007,  në tapetin e kuq, mes të ashtuquajturve VIP-a të showbizzit, kanë parakaluar si kurrë më parë edhe njerëzit e drejtësisë.

Mes luksit në veshje të VIP-ave të showbizzit, janë shfaqur edhe krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion Arben Kraja apo edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i sapoemëruar Gledis Nano.

Veshjet e tyre nuk janë kaq lukzose sa të VIP-ave të showbizzit, por nga fotot, duket se kreu i SPAK Arben Kraja dhe kreu i Policisë së Shtetit, duket sikur janë argëtuar dhe e kanë shijuar mbrëmjen.

LEXO EDHE:  Basha zbulon komplotin e Ramës/Mund të kërkojmë arrestimin e tij, por …!

LEXO EDHE:  Ligji për Vettingun në Polici/ Luan Rama në krah të Fatmir Xhafajt



Ndërsa kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, duket sikur e kanë dërguar kundër dëshirës së tij në atë premierë, ku pjesëmarrësit bënin gara se kush bie më shumë në sy, siç ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, që nga fotot duket sikur s’ka bërë gjë tjetër në atë mbrëmje, veçse ka puthur duar dhe ka bërë foto me në sfond James Bondin.

“Nuk është koha për të vdekur”, duket edhe si një mesazh për njerëzit e drejtësisë, prej të cilëve i kanë sytë të gjithë qytetarët.

Më poshtë po sjellim fotot drejtuesve të sistemit të drejtësisë në tapetin e kuq./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha”/ Thirrja e fortë e demokratëve për ish-Kryeministrin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

“Foltorja”, iniciativë kjo ish-kryeministrit Sali Berisha ka “ndezur”, demokratët në të gjithë vendin, të cilët ndihen të tradhëtuar dhe të shitur nga kryetari i PD –së, në detyrë Lulzim Basha.

Të martën që vjen Berisha do të jetë në Kukës me demokratët atje.

Këtij takimi i kanë paraprirë thirrjet e dmeokratëve në rrjetin social të ish-kryeministrit, në postimet e tij të njëpasnjëshme.

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha se na degjeneruan këto 8 vite..Ja hoqën brekët këtij populli deri në fund të kembeve…Tek ju shihet drita në fund të tunelit”, shkruan një demokratët.

Sipas demokratëve PD do të ngrihet në shesh pasi nuk i duron padrejtësitë që bëhen në kurrriz të tyre me anë të marrëveshjeve Basha –Rama.

PD ngrihet në shesh sepse është Partia Demokratike që nuk duron padrejtësitë, nuk duron mizorinë, e don lirinë, është partia e vlerave dhe lirisë së mendimit e shprehjes, PD nuk është partia e Lulzim Bashës e mbyllur, e rrënuar, e mundur.

Partia e Bashës nuk është kjo Parti Demokratike, partia e BashËs eshte partia e klaneve, partia e servilëve, partia që listen e kandidateve e përzgjedh brenda nate, pa votë, pa mendim anëtarësie.

Kjo nuk mund të jetë PD që llogaritjet dhe humbjet e njëpasnjëshme karshi Rilindjes i bën shumë keq po si 7×7=42”, shkruan një nga demokratët në rrjetin social të ish kryeministrit.

LEXO EDHE:  Shorti për gjyqtarët e Krimeve të Rënda/ Kalojnë në filter 10 dosje

LEXO EDHE:  Basha zbulon komplotin e Ramës/Mund të kërkojmë arrestimin e tij, por ...!



Sipas të njëjtit, partia e Lulit është kthyer ne parti çunash  lagjesh, çuna kolegjesh, ish shokë e miq shkolle, çuna të rrugës së Kavajës, çuna të shkolluar me ideologji ndërfetare e përtej tyre, çuna të Lulit të gjithë, por jo të PD.

Diku dhe vërdallë po vjen ndryshimi i duhur, po i kthehet identiteti dhe vlera mbi të cilin ka ecur dhe krijuar PD.

Kujdes , Lulzim Basha ka luajtur me çdo demokrat, me çdo vyrtit dhe karakteristikë demokratësh, prandaj Luli duhet të ik sa më shpejt, sepse është i dobët dhe ka tradhëtuar çdo anëtar të saj.

Ai kurrë nuk mundet të fitoj, ai gjithmonë është mundur nga Rama sepse ka shkelur mbi dinjitetin dhe integritetin dhe vërtetësinë e demokratëve.

Lulzim Basha duhet të ik dhe partia duhet të hapet e çlirohet nga kthetrat e tigrit të madh dhe nga dobësia e një qingji të butë që s’ka asnjë moral për të drejtuar uraganin dhe ushtrinë me intelektualitet dhe karakter të demokratëve.

Është barrë e rëndë PD, dhe prandaj ka nevojë për burrë opozite dhe jo miss buzëqeshje e zgërdhierje parlamenti! Kukësi dhe kukësianet nuk e duan PD e Bashës”, shkruan me tej nga demokrati, që u bën thirrje të gjithëve për të reaguar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE