LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët “masakrojnë” Ramën/ Jeni fatkeqësi e vendit

1 Janar 2019, 08:35, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama në vijim të ritualit të tij të përditshëm, edhe sot ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një video.

Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë shfaqen pamje nga Shqipëria, ndërsa bashkanjitur Rama shkruan ?MIRËMËNGJES dhe me këto pamje e motive fantastike shqiptare ju uroj një ditë e një vit sa më të mbarë?.

Por pas këtij postimi të Ramës, qytetarët kanë shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit.

?E keni katandis vendin dhe per. Vit te ri populli skish drita?-shkruan një qytetar.

Më tej një tjetër shkruan ?Me natyren e traditat e Shqiperise mburret cdo shqiptare jo vetem ti.
Ndertoni Shqiperine para se ta ndertojne te huajt. Mjaft me iluzione. Sigurojeni jeten e shqiptarve si popullit ashtu edhe bisnesmenit?.

Gjithashtu një tjetër qytetar ironizon kryeministrin, ndërsa shkruan ? A keni drita z,Kryeminister ??

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Shum I varfur ky vit I ri shum keq troc?.

? E kemi vendin e bukur por Politikanet ne teresi jane fatkeqesi per kete bukuri perrallore qe Zoti na ka dhene?-shkruan një tjetër qytetar.

Lajmet e fundit nga