LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Na paskan gënjyer, vezët nuk kanë lidhje me kolesterolin

1 Janar 2019, 16:20, Aktualitet CNA
Na paskan gënjyer, vezët nuk kanë lidhje me kolesterolin

Veza përmban një aminoacid i cili shmang akumulimin e yndyrnave në trup.
Veza gjithashtu përmban vitamina të grupit B, të cilat ulin rrezikun e problemeve kardiake, gjithashtu hekuri shërben për të kuruar aneminë dhe tonifikon sistemin imunitar.Sa i takon sasisë së vezëve që duhen konsumuar çdo javë ende ka debat.

Duke qenë se veza është një ushqim me pak kalori dhe shumë proteina është shumë e këshillueshme për ata që janë duke ndjekur një dietë për minimizimin e kalorive, këta persona mund të konsumojnë deri në 5 vezë në javë.

Ekziston një mit në lidhje me kolesterolin që përmban veza. Është e vërtetë që veza ka kolesterol, por është gjithashtu e vërtetë që veza nuk ka aftësi që të rrisë nivelin e kolesterolit në gjakun tuaj./Cna.al

Lajmet e fundit nga