LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ju tregojmë si t'ja hidhni paq, formave më të zakonshme të ndarjes

1 Janar 2019, 12:52, Aktualitet CNA
Ju tregojmë si t'ja hidhni paq, formave më të zakonshme

Ndarja pasi dikush bën diçka të tmerrshme

Ka disa situata në të cilat ndjarja është e paevitueshme dhe e nevojshme, si përshembull kur partneri tradhëton, ose kur na abuzon emocionalisht dhe fizikisht. Në raste të tilla është e udhës që të largohemi nga ajo lidhje dhe të mos e kthejmë më kokën pas.
Gjithsesi nuk është e lehtë, sipas ekspertëve të marrëdhënieve ju nuk mund ta bëni veten përgjegjës për sjelljet e të tjerëve, ajo që duhet të bëni është të largoheni nga kjo lidhje toskike.

Ndarja e papritur
Keni planifikuar që të shkoni me pushime me partnerin, keni programuar gjithëçka dhe krej papritur vjen një mesazh, ?mbaroi?. Më pas ai thotë: ?Nuk je ti, jam unë?. Toka të shembet nën këmbë.
Ky mund të jetë një lajm tronditës,por kalon. Ajo që duhet të bësh është që të zhdukesh për pak kohë dhe të reflektosh, më pas thjesht dil dhe mundohu të gjesh dikë tjetër.

Kur ai zhduket papritur
Sot po flisnit për emrat e fëmijëve dhe papritur të nesërmen mesazhi juaj në Whatsapp del me një tick, shenjë që personi j?u ka bllokuar.
Nuk ka rëndësi në sa rrjete sociale provoni që ti kontaktoni, ju thjesht nuk mund të lidheni me ta.
Sipas ekspertëve ndarja e kësaj forme është shumë e dhimbshme emocionalisht./Cna.al

Lajmet e fundit nga