LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gëzuar! Për të jetuar më gjatë mjafton të pini verë

1 Janar 2019, 13:20, Aktualitet CNA
Gëzuar! Për të jetuar më gjatë mjafton të pini

Edhe pse mjekësia ka ecur shumë në ditët e sotme dhe cilësia e jetës si dhe gjatësia e saj është përmirësuar, kjo nuk i ndalon shkencëtarët që të bëjnë zbulime të reja nisur edhe nga studimet.

Pra cili është sekreti? Një studim i emërtuar 90+, i cili filloi në vitin 2003 me qëllim analizimin e moshës së tretë, cila është kthyer edhe në grupmoshë dominuese në botë. Pjesmarrësit në studim ishin fillimisht pjesë e një studimi tjetër të bërë në vitet 1981.

Duke përdorur të dhënat e studimit mbi subjektet e marra në analizë, studiuesit studiuan shkaqet të cilat bëjnë në mundur që njerëzit të jetoj përtej të 90- tave

Qëllimet e studimit ishin:

Të përcaktonin faktorët e jetëgjatësisë

Të përcaktonin faktorët e ndryshueshëm të cilët ndikojnë në shaqjen e sëmundjeve të pleqërisë.

Të ekzaminojë lidhjet konjuktive, të cilat sjellin në shfaqjen e alzhaimerit

Të ekzaminojë epidemiologjinë e alzhaimerit

Të ekzaminojnë patologji të tjera të lidhura me moshën

Vera mund të ndihmojë në uljen e pasojave të tilla, por kjo nuk do të thotë që të pish verën me shishe çdo ditë, nëse e pi në mënyrë të moderuar do ti sjellësh të mira shëndetit. Sipas Mayo Clinic, për personat mbi 65 vjeç mjafton një gotë në ditë, për ata nën 65 vjeç dy gota.
Është provuar se konsumimi i moderuar i alkoolit mund të sjellë pasoja pozitive në organizëm si:

? Ul shanset për goditje ishemike
? Redukton mundësinë e prekjes nga diabeti
? Redukton rrezikun e vdekjes nga sulmet në zemër

Në një studim të publikuar nga British Journal of Sports Medicine u pa se si aktiviteti fizik mund të ulë efektet negative të alkoolit. Autori i studimit përdori të dhënat e 36 mijë personave, të cilët i ndau në tre grupe.

Grupet ishin ndarë në persona jo shumë aktivë, në persona të cilët bënin ushtrime në mënyrë të moderuar dhe në persona të cilët ushtroheshin rregullisht. Nga këta persona gjatë viteve vdiqën 5735.
Duke llogaritur 5735 vdekje në një periudhë 10-vjeçare kërkuesit vunë re se sa më shumë të konsumohej alkool aq më të larta ishin shanset për vdekje të hershme./Cna.al

Lajmet e fundit nga