LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fishekzjarre spektakolare/ Si u prit Viti i Ri në botë

1 Janar 2019, 11:31, Aktualitet CNA

Pranë Portës së Brandenburgut në Berlin e kanë pritur Vitin e Ri qindra mijëra njerëz. Fishekzjarre spektakolare janë parë në të gjitha anët e botës. Janë regjistruar edhe indicente, por jo serioze.

Viti 2019 mbërriti! Në mesnatë njerëzit në Gjermania kanë festuar ardhjen e Vitit të Ri me fishekzjarre, me koncerte dhe këngë. Policia njofton se festimet në qytetet e Gjermanisë kanë kaluar kryesisht të qeta dhe në atmosferë festive. Megjithatë janë shënuar edhe incidente të vogla, lëndime trupore me fishekzjarre dhe incidente për shkaqe alkooli, që kanë rezultuar edhe me arrestime.

Në festën më të madhe në Gjermani, pranë Portës së Brandenburgut në Berlin, ku u mblodhën me qindra mijëra njerëz dhe festuan natën më të gjatë, ka pasur edhe raste të ngacmimeve seksuale. Por policia njofton vetëm për raste sporadike dhe arrestimin e shtatë personave.

Deutschland | Silvester ? Berlin (Getty Images/AFP/T. Schwarz)Porta e Brandenburgut

Për herë të parë në festën e madhe të Berlinit janë organizuar edhe vende për pranimin e menjëhershëm të femrave të ngacmuara seksualisht – e ashtuquajtura “Safety Area”, ku menjëherë janë pranuar dhe u është dhënë ndihma femrave të ngacmuara. Ndihmën kanë orfuar personat nga Kryqi i Kuq. Organizatorët thonë se në Berlin kanë ardhur për të festuar me qindra mijëra njerëz dhe se shou me muzikë dhe argëtim ka kalur kryesisht i qetë dhe pa probleme serioze. Për muzikë dhe argëtim janë kujdesur muzikantët si Spider Murphy Gang dhe Conchita.

Reeperbahni dhe Këlni

Atmosferë e ngjashme si në Berlin është shënuar edhe në Hamburg, Këln dhe shumë qytete të ndryshme. Incidente serioze nuk ka pasur as në këto qytete. Në Hamburg janë mbledhur dhjetëra mijëra njerëz, ndërsa festa qendrore është mbajtur pranë Reeperbahn-it. Organizatorët ishin shumë të kënaqur edhe me atmosferën në Këln, ku para dy vitesh ka pasur incidente serioze në natën e ndërrimit të motmoteve. Atmosfera ka qenë kryesisht paqësore dhe pa incidente serioze. Për qetësinë dhe sigurinë janë kujdesur kësaj radhe në Këln rreth 1400 forca të sigurisë.

Koha e mirë dhe festimet në botë

Në mbarë Gjermaninë ka mbretëruar kohë relativisht e ngrohtë për këtë periudhë. Temperatuarat kanë qenë kryesisht mbi zero, e në disa vende ka qenë sikur të ishte pranverë. Megjithatë nuk është shënuar rekordi i temperaturave të larta.

Ardhja e Vitit të Ri është festuar dira orë më parë në shumë pjesë të botës – fillimisht në vendet pranë Oqeanit Paqësor, pastaj në Australi. Në Sydney ka pasur fishekzjarre spektakolare.

Shumë më e qetë ka qenë festa në Kinë, sepse me kalendarin e atjeshëm Viti i Ri fillon me 16 shkurt. Për dallim prej Kinës, ardhja e Vitit të Ri 2019 është festuar në mënyrë spektakolare edhe në Dubai, ku është organizuar një festë e jashtëzakonshme me drita në godinën më të lartë në botë Burj Khalifa (828 metra lartësi).

Big Apple, dy milionë mysafirë

USA New York Neujahrsfeier am Times Square (Imago/UPI Photo/J. Angelillo)Nju Jork

Në Times Square të New Yorkut janë mbledhur për të festuar Vitin e Ri rreth dy milionë njerëz. Në ajër janë hedhur me miliona fishekzjarre dhe rreth 25.000 balona me ajër. Vendorët dhe turisët nga mbarë bota kanë dalur masovikisht në rrugë, përkundër temperaturës prej minus 12,7 gradë. Nga frikë prej sulmeve terroriste në këtë metropol janë bllokuar në këtë zonë 12 rrugë, për të evituar sulmet e mundshme me makina. Edhe vizitorët janë kontrolluar në mënyrë strikte.

Të parët të cilët e kanë përshëndetur vitin 2019 kanë qenë banorët e ishullit Tutuila në Samoa. Ata kanë festuar 12 orë para shumicës së evropianëve. “Happy New Year!”./ DW

Lajmet e fundit nga