LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia në Pogradec/ Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

31 Dhjetor 2018, 08:26, Aktualitet CNA
Tragjedia në Pogradec/ Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të peshkatorit 56-vjeçar, Ramazan Kojtari, i cili u mbyt dje në Liqenin e Bradomirës në Pogradec, së bashku me Arben Pupa, 50 vjeç.

Trupi i pajetë i peshkatarit Arben Pupa, banues në fshatin Bletas, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit ditën e djeshme, ndërsa trupi i 56-vjeçarit, Ramazan Kojtari ngeci sot në rrjetën e polumbarëve.

Dy peshkatarët u mbytën ditën e djeshme, teksa kishin dalë për të peshkuar në liqenin me një varkë, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë mbingarkesa.

Ndërpriten kërkimet për trupin e peshkatarit/ Shkak temperaturat e ulëta

Lajmet e fundit nga