LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri jashtë familjes socialiste/ Rama-gazetarëve: Kërkojini falje

31 Dhjetor 2018, 12:39, Aktualitet CNA
Tahiri jashtë familjes socialiste/ Rama-gazetarëve: Kërkojini

Në morinë e pyetjveve të adresuara kryeministrit, Edi Rama, në konferencën e fundvitit, ka qenë edhe fati socialist i ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i qenë ende nën hetim për përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës me vëllezrit Habilaj.

I pyetur nga një  prej gazetarëve nëse Saimir Tahiri vijon të jetë pjesë e Partisë Socialiste, Rama iu përgjigj në ligjëratë të drejtë: ?Jo! Saimir Tahiri nuk është pjesë e familjes tonë politike.?

Në vijim të kësaj teme ai iu përgjigj grupit të gazetarëve që ndiqnin  konferencën.

?Kam vetëm një përgjigje për ju; kërkojini falje për ça i bëtë, pasi jua dhanë juve faktet ata dy të zullumit, që mbushët dynjanë me lajme. Kërkojini falje pastaj shohim të tjerat. Kërkojini falje pasi Antimafia Italiane dhe prokuroria e Katanias i shkoi në fund atij hetimi dhe iu nxirri fillin atyre muhabeteve se ato përgjigje ishin kazan. E tha Prokuroria Katanias dhe jo unë. Për atë kazan ju kërkuat llogari që pse nuk i hoqëm imunitetin. Deri në fund drejtësia s?ka thënë fjalën e fundit. Tahiri nuk është pjesë e familjes tonë politike?./CNA.al

Lajmet e fundit nga