Connect with Us

Ndyshimet në qeveri/ Rama: Lindita Nikolla “Heroinë e Punës Socialiste”

Aktualitet

Ndyshimet në qeveri/ Rama: Lindita Nikolla “Heroinë e Punës Socialiste”

Publikuar

-

Një tjetër temë e trajtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, ka qenë edhe përgjigja e dhenë prej tij në lidhje me ndryshimet në qeveri. Sqarimi prej tij i faktit nëse heqjen e shtatë ministrave nga kabineti ka qenë “shkarkim për punë të mirë” apo.

Duke i dhenë përgjigje pyetje së bërë nga njëri prej gazetarëve, nëpërmjet një loje fjalësh, kryeministri Rama mohoi që ministrat të qenë shkarkuar nga detyra, kurse “sqaroi”  se ata qenë zëvëndësuar.

“Asnjë ministër nuk është shkarkuar, vetëm janë zëvëndësuar. Dhe ata që janë zëvëndësuar kanë kontribute themelore në të gjitha transformimet që kanë ndodhur. I shikoni apo jo është e drejta juaj t’i mbyllni sytë. Shqipëria sot nuk krahasohet në asnjë sektor me pesë vite më parë”,- vlerësoi Edi Rama. I cili nuk ka ngurruar që ish ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, nga personazh kryesor të ndezjes së zemërimit studentor, ta shpallë “Heroinë të Punës Socialiste”.

LEXO EDHE:  Berisha i përgjigjet Fatos Klosit/ Tregon pengun që i ka mbetur nga vrasja e Azem Hajdarit

“Lindita Nikolla ka bërë atë që asnjë burrë, Profesor apo Doktor, për njëzetë vite nuk e bëri dot. Është fakt që nëse sot kemi një sistem ku për të qënë mësues del e tepron vetëm merita jote dhe politika nuk ka më shansë ta trajtojë si leckë për arsye partiake, kjo është merita e Lindita Nikollës, që i ka kthyer mësuesit autoritetin e shkatërruar dhe sigurinë e munguar për vite të tëra“- vlerësoi kryeministri Rama./CAN.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Kuvendi merr leje nga Komiteti Teknik/ Të enjte mblidhet në seancë plenare

Publikuar

-

Nga

Kuvendi merr leje nga Komiteti Teknik/ Të enjte mblidhet në seancë plenare

Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte një seancë plenare.

Pas vendimit të Komitetit Teksnik ku ndalohet grumbullimi më shumë se 10 veta në ambiente të hapura dhe të mbyllura, Kuvendi i anuloj seancat plenare, duke zhvilluar vetëm komisionet parlamentare përmes platformën online.

Por këtë javë, Kuvendi ka marrë leje nga Komiteti për zhvillimin e seancës, e cila do të nis në orën 10:00 me një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga deputeti i opozitës Ralf Gjoni.

Më tej do të ketë edhe një interpelancë edhe me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kërkuar nga një grup deputetësh për situataën që është krijuar në vendin tonë për shkak të pandemisë Covid-19.

LEXO EDHE:  Teatrot hapur, kinematë mbyllur/ Gent Zenelaj kritikon Ramën: Vendim për të sajuar rrëmujë, artistët të braktisur

LEXO EDHE:  Emri/Rama refuzon drejtorin e dytë të Bashës

Ligjvënësit do të rrëzojnë në seancën e kësaj të enjteje edhe dekretin e presidentit Ilir Meta “Për gjendjen civile”, si dhe do të votojnë edhe një sërë projektligjesh që janë miratuar në komisionet parlamentare./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Babai flinte me sqepar poshtë krevatit”/ Motrat tregojë si e ëma i vrau të atin: Na kërkon falje nga burgu

Publikuar

-

Nga

Dy vajzat e Drane dhe Llesh Dedës kanë folur sot për vrasjen e babait të tyre nga nëna. me sqepar.

Motrat Daniela dhe Xhystina Deda justifikojnë veprimin e nënës së tyre, pasi siç thonë ato ishte e dhunuar gjatë gjithë kohës. Ngjarja ndodhi më 6 nëntor, ndërsa Llesh Deda ndërroi jetë pas 15 ditësh në spital.

Daniela, një prej vajzave të Drane Lleshit tregon se babai pinte çdo ditë, por në shtëpi dhe se flinte me sqepar poshtë krevatit. Sipas saj, nëna e ka bërë atë veprim pa vetëdije. Ajo në emisioin “Me zemër të hapur” tregon për natën e ngjarjes dhe se si e kishte gjetur të atin të plagosur.

“Unë nuk isha atë natë. Kisha dy ditë që kisha filluar punë me dy turne. Kishin lajmëruar vëllain dhe ai më merr në telefon më thotë e di çfarë ka ndodhur. Mora taksi dhe i kam gjetur në vendngjarje. Ka qenë dhe halla. Kam gjetur babin, të gjitha skenat. Kishte mbërritur policia, po merrte babin po e vendoste në ambulancë. E kanë çuar fillimisht në spitalin e Laçit më pas e çuan në spitalin Ushtarak. Nuk i kishte humbur ndjenjat por bënte veprime të pakontrolluara. Ishte i dehur. Pinte në shtëpi. Kur i thirrja o babë, pati një reagim por nuk e kuptova ishte si rënkim. Nuk e di ku ishte nëna ime, isha në gjendje shoku. Dhe pse kisha babin aty e kisha mendjen tek mami, thosha se do i bënte gjë vetes. E kishim këtë frikë gjithmonë. Mami im nuk trazonte ujin. Këtë veprim e ka bërë jo me vetëdije. Martesa e tyre ka qenë më shkuesi pa dijeninë e prindërve të mi. Nuk janë njohur vetë. Gjyshi e ka vendosur”, tregoi Daniela.

Gjystina tha se mamaja ka lënë dhe shkollën për shkak të kësaj fejese. “Me sa di unë, mamaja është shkëputur nga shkolla për shkak të fejesës”, tregoi ajo.

LEXO EDHE:  Edi Rama, katil i vërtetë/ Ja akti çnjerëzor ndaj grevistëve të Zharrëzit

LEXO EDHE:  Teatrot hapur, kinematë mbyllur/ Gent Zenelaj kritikon Ramën: Vendim për të sajuar rrëmujë, artistët të braktisur

Daniela tha se problemet mes prindërve të saj kanë nisur që vitin e parë të martesës. Ajo thotë se dhe dy ditë para se të ndodhte ngjarja kishin pasur debate. Por me gjithë krimin e rëndë që kreu, nëna e ka telefonuar nga burgu dhe iu ka kërkuar falje fëmijëve për atë që ka bërë.

“Mami më ka thënë që vitin e parë kanë pasur sherre, probleme. E rrihte, i flisnin të tjerët keq. Më merr shpesh nga burgu dhe më thotë si është babi, më thotë që e kam bërë pa vetëdije, më falni. Unë rrija në Lezhë në shtëpi me qira se punoja atje dhe s’kisha mundësi. Para dy ditësh isha në shtëpi dhe atë kanë pasur grindje. Babi gjithmonë kishte një ves dhe kur pinte dhe kur nuk pinte, përmendte të njëjtat gjëra, presione psikologjike. Mami na tha pak më parë: ‘Për kokë të 10 fëmijëve ai më ka kërcënuar me atë sqepar që unë e vrava. E thashë o unë o ai’. Babi e mbante gjithmonë një sqepar poshtë krevatit të tij. Mami nuk kishte fjetur fare atë natë. Flinin të ndarë, mami në një dhomë, babi në një dhomë tjetër. Kanë që nga viti 2001 që nuk flinin më bashkë.
Babi im u fiksonte për disa gjëra, p.sh largimin e fëmijëve. Mami thoshte që s’e kam unë në dorë. Ai ku të shfryhej, tek mami. Po atje ku jetojmë ne nuk ka ndonjë mënyrë jetese. Ne i ndihmonim prindërit. I kam ndihmuar gjithmonë”, tha vajza Daniela.

LEXO TE PLOTE

Politikë

10 mijë euro udhëtimi me helikopter për në Dibër/ Vokshi: Olta Xhaçka duhet të japë dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

“Punët partiake personale po u kushtojnë shumë shqiptarëve”/ Vokshi: Olta Xhaçka duhet të japë dorëheqjen

Partia Demokratike i është rikthyes serish akuzave për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku ish deputeti Xhemal Gjunkshi e akuzoi pak ditë më parë se përdor helikopterin për fushatë elektorale në Dibër.

Ndërsa sot, ishte ish deputetja Albana Vokshi ajo e cila u shpreh se punët personale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Vokshi tha se ministrja duhet të japë dorëheqjen.

Ndër të tjera, ish deputetja tha se Xhaçka vijon të heshtë sepse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, që sipas saj edhe ky i gudit është i babëzitur për luks të shfrenuar.

Deklarata e plotë e Vokshit

Jam sot tek Ministria e Mbrojtjes për të shprehur shqetësimin për papërgjegjshmërinë e Ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit në ikje Edi Rama. Të premten është verifikuar një veprim që ajo e ka bërë shpesh, që kur është deleguar si drejtuese e qarkut në Dibër për Partinë Socialiste. Olta Xhaçka ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e partisë në pushtet.

Punët personale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Udhëtimi me helikopter vajtje-ardhje nga Tirana në Peshkopi, kushton 10’mijë euro. Për të bërë fushatën e Partisë Socialiste, ajo ka futur duart në xhepin e secilit prej jush për të udhëtuar me helikopter nga Tirana në Peshkopi për disa takime partie.

Gjatë këtyre orëve, pasi është publikuar video nga kolegu Xhemal Gjunkshi, janë me mijëra mesazhet e qytetarëve, që shprehin tronditjen për këtë vjedhje të hapur dhe këtë arrogancë të pafalshme të shpërdorimit të pushtetit.

Për qytetarët është e papranueshme që në mesin e kësaj krize të dyfishtë, ekonomike dhe shëmdetësore, Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka të harxhojë 10 mijë euro për të shkuar më Peshkopi me helikopter  për fushatë elektorale.

LEXO EDHE:  Rama batuta me gazetarët/ Krahason Bashën me Murrizin: Na ka zënë halli, 17 maj nuk mund të ketë…

LEXO EDHE:  Vizita e Ramës në Durrës/ Berisha bën helaqe Kryeministrin

Askush nuk mund ta pranojë që Olta Xhaçka të shpenzojë 10 mijë euro për një udhëtim privat me helikopter, kur më spitale njerëzit vuajnë për të gjetur një shtrat. Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, i cili blen vetë bombolën e oksigjenit dhe që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset.

Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri. Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.

Olta Xhaçka nuk mund ta kalojë në heshtje këtë skandal, që në botën demokratike ka kushtuar karrige ministrash dhe kryeministrash. Një person politik, me një grimcë ndërgjegje, nuk mund të heshtë. Akti i fundit që Olta Xhaçka duhet të bëjë sot është firmosja e dorëheqjes pasi t’u ketë kërkuar falje shqiptarëve.

Personaisht, besoj se kjo nuk do të ndodhë. Ka një arsye pse Ministrja e Mbrojtjes vazhdon të heshtë për këtë skandal. Aja ka mbrojtjen e Edi Ramës, i cili ka treguar se ndan të njëjtën mendësi dhe babëzi për luks të shfrenuar dhe udhëtime me avionë privatë me paratë e shqiptarëve.

Na kushton më lirë t’i largojmë këta qeveritarë të pangopur e të korruptuar, që tallen dhe vjedhin qytetarët në ditën më të vështirë. Shqiptarët kanë mevojë për një qeveri dhe një kryeministër që punon për ta!/CNA.al.

LEXO TE PLOTE