LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ju tregojmë disa justifikime të vlefshme për të ngrënë shumë bajame pa u ndjerë në faj

31 Dhjetor 2018, 14:00, Aktualitet CNA
Ju tregojmë disa justifikime të vlefshme për të

Rregullojnë kolesterolin;

Bajamet bëjnë pjesë tek lista me 5 produkte që rregullojnë nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Përmirësojnë flokët;

Bajamet përmbajnë vitamina dhe minerale shumë të nevojshme për rritjen e flokëve, duke i bërë ato të shëndetshme dhe të bukura.

Shmangin sëmundjet e zemrës;

Për shkak se kanë në përmbajtjen e tyre antioksidantë, magnez dhe koper, bajamet ndihmojnë shëndetin e zemrës duke shmangur sëmundjet e ndryshme.

Ngadalësojnë rrudhat;

Bajamet përmbajnë magnez, i cili ndihmon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë që ndihmon lëkurën.

Ndihmojnë për humbjen e peshës;

E kemi dëgjuar vazhdimisht të na thonë kur jemi me dietë që duhet të konsumojmë bajame. Studimet shkencore kanë provuar se njerëzit që hanë bajame çdo ditë kanë një trup më të mirë dhe nuk shtojnë në peshë.

Ndihmon me përmirësimin e aktivitetit të trurit;

Konsumi i rregullt i bajameve përmirëson memorien, për shkak të vitaminës E që përmban dhe acideve të shëndetshme./Cna.al

Lajmet e fundit nga