Connect with Us

Hitet shqiptare të fundvitit, këngët që duhet ti marrim me vete në 2019 dhe ato që duhet ti lemë pas në 2018

Aktualitet

Hitet shqiptare të fundvitit, këngët që duhet ti marrim me vete në 2019 dhe ato që duhet ti lemë pas në 2018

Publikuar

-

Fundviti është për artistët shqiptarë një kohë për tu frymëzuar dhe për të publikuar sa më shumë projekte të reja, jo se ndikohen dhe aq nga magjia e festave po është dhe një nga periudhat më të zëna me koncerte. E megjithatë, edhe pse këto këngë zakonisht kthehen në hite, nuk do të thotë që janë aq të mira sa për ti marrë me vete në Vitin e Ri. Kështu që më poshtë keni hitet e këtij fundviti, dhe cilat prej tyre duhet ti lemë mbrapa krahëve në 2018 dhe cilat duhet ti marrim me vete në 2019, të bazuara totalisht në një qëndrim subjektiv dhe jo kritik:

1. Majk x Onat- Thirri dajt

Më në fund pas disa kohësh Majk vendosi ti lejë mënjanë dedikimet për vajzat apo rrëfimet për në Paris dhe Milano, dhe publikoi një këngë tipike “alla babastars”. Sigurisht në bashkëpunim me Onat-in, me të cilin ka një përshtatje shumë të mirë duke qenë se dikur bashkë kanë pasur dhe grupin e tyre të repit TDS. Kjo këngë ku dy artistët japin më të mirën e tyre, debuton në kohën më të përshtatshme, jo vetëm se fundi i vitit është koha më e mirë për ti kthyer këngët në hite, por edhe për ti dhënë fund atyre thashethemeve për një ndarje të “Babastars”. Këtë e konfirmon dhe prania e “ma e madhit në vend” në videoklip, Ghetto-s. Kështu që thirrini dajot në telefon dhe lajmërojini që “Thirri Dajt” duhet ta dëgjoni dhe në 2019, madje këshillohet ta vendosni dhe në playlistën e makinës tuaj.

2. Butrint Imeri ft Gjiko- Bakllava

Meqë ra fjala si jeni me bakllavanë këtë vit? Apo preferoni kadaifin? Jo për gjë po ky është diskutimi i vetëm serioz që mund të bësh në lidhje me këtë këngë, që përveçse ritmike dhe këngë tipike që mund të dëgjohet në club-e, nuk ka ndonjë element tjetër artistik. Gjiko është tërësisht komerçial në këtë projekt, Butrint Imeri më diabetik se zakonisht. Në fakt duket e bërë njejtë ashtu dhe siç tingëllon, e nisur dhe e krijuar për qef, kështu që për mua bëni qef duke e dëgjuar dhe këtë fundvit, ndërkohë që hani dhe bakllavanë, dhe në 2019 lejeni pas se shumë shpejtë vjen sezoni i hashures.

3. Tayna X Ledri Ledri- Aje

Ky bashkëpunim i Taynas me Ledrin është pritur më shumë nga shqiptarët se sa kthimi i lekëve mbrapsht nga Sudja në vitet 90-të. Dhe le të themi që nuk u zhgënjyen nga “Aje”, pasi i ka të gjitha. Muzikë që të bën të kërcesh, videoklip interesant dhe mbi të gjitha tekst, që në bashkëpunimet e kohëve të fundit, sidomos të reperëve, zor se gjen ndonëj rimë të bërë si duhet. Tayna si “Mami” e repit shqiptar dhe Ledri si djali i preferuar i hip hopit, ka kanë dhënë një këngë që patjetër duhe të dëgjohet dhe në 2019, të paktën derisa artistët repsektivë të nxjerrin hitet e rradhës.

4. Skerdi ft Nora Istrefi- M’ke Mungu

Edhe ne na kishte munguar Nora në një bashkëpunim, por më vjen keq ta them, jo me këtë. Jo se Skerdi me Norën nuk shkojnë bashkë, por në mënyrën se si është e ndërtuar kënga duket sikur nuk kanë dhënë më të mirën e tyre. Shumë pak tekst, edhe ai që është, vjen si i përsëritur me dhjetra herë, ndërkohë që muzika është shumë e mirë për të kërcyer, këtë nuk e mohoj. Ndoshta është e përshtatur me atmosferën e festave dhe të fundvitit ku pak ritëm nuk i bën keq askujt, por gjithsesi nuk është asgjë e re, dhe Viti i Ri është i gjithi për gjëra të reja, Kështu që “M’ke Mungu” e lemë pas në 2018.

LEXO EDHE:  Nuk je vetëm! Ja femrat e huaja dhe shqiptare që abortuan dhe nuk e fshehën dhimbjen

5. Flori ft Ghetto Geasy & Bruno-Mori

“Flori dhe Getoari nuk mund të bëjnë një bashkëpunim më të mirë se Ani Ani Syn”- thanë fansat e tyre para se artistët të nxirrnin “Dashni me raki”. Të njejtën gjë thanë dhe pas këtij projekti, pra që nuk mund të kishte më të suksesshëm se “Dashni me Raki” por ja që e kishin gabim sepse erdhi “Mori”. Flori pas fitores së Këngës Magjike kishte rezervuar këtë suprizë për ne, e cila vjen si një bashkim forcash me Ghetto-n dhe zërin e ëmbël të Brunos, plot me ndjenjë, tekst të bukur, muzikë dhe një kërcim tradicional. Madje dhe vendi i xhirimit të klipit është i veçantë, sepse është pikërisht tek “Bibloteka Kombëtare”. Kështu që vazhdon tradita e bashkëpunimeve të suksesshme mes “Threedots” dhe “Babastars” dhe këtë këngë duhet ta marrim me vete në 2019 dhe në 2020 pse jo.

6. Fero-Alles Baba

Jo dmth, nuk mund ta marrim në 2019, vazhdojmë tek tjetra.

7. Dafina Zeqiri-Allo

Duket në fakt si një këngë përmbledhëse e gjithë bashkëpunimeve të fundit të Dafinës, e njejta filozofi dhe i njejti stil. Patjetër që edhe në këtë projekt, Dafina shfaqet shumë sensuale në videoklip, që i shton një plus këngës në tërësi, madje mund të përmendim dhe faktin që ajo me Dj Geek kanë shumë kimi, duke qenë dhe se prej vitesh bashkëpunojmë me njëri tjetrin në muzikë (?). Për këtë arsye dhe faktit që është një këngë që të bën të kërcesh, le ta marrim me vete në 2019, fundja është Dafina.

8. Mozzik-Nana

Në fakt kjo është një nga këngët, e cila vjen si pjesë e periudhës ë fundit shumë produktive të Mozzik. Por ndryshe nga projektet e tjera vjen në formën e një dedikim për nënën e tij, më saktë për prindërit e tij. Ai rrëfen nëpërmjet tekstit vështirësitë dhe sakrificat me të cilat është përballur familja e tyre, dhe që së bashku me muzikën formon një dedikim që të paktën duhet ta marrim me veten deri në 8 Mars të 2019, që të mund t’ja kushtojmë dhe nënave. Nuk e dimë nëse ka ndikuar fakti që Mozzik është bërë baba së fundmi, dhe këtë këngë mund ta ketë dhe si pasojë të dashurisë që ka për Loredanën, e cila tani është bërë një nënë e re, por që bravo Mozzik!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Publikohet renditja/ Ja se sa vlen pasaporta shqiptare

LEXO EDHE:  U hodh nga pallati që t’i shpëtonte prostituimit/ Në pranga tre vëllezërit shqiptarë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Shisnin kokainë/ Arrestohen 2 të rinj shqiptarë

LEXO EDHE:  Itali/ Sherr mes tre shqiptarëve, një i plagosur rëndë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: