LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flori Mumajesi flet për të dashurën e përfolur në portale dhe Kejsi është aty

31 Dhjetor 2018, 10:53, Lifestyle CNA
Flori Mumajesi flet për të dashurën e përfolur në

Ndërkohë që të gjithë jemi në pritje që Flori Mumajesi dhe Kejsi Tola të konfirmojnë lidhjen e tyre e cila përflitet prej javësh në portale, duket se çifti as e ka ndërmënd ta bëjë diçka të tillë.

Në një video të emisionit ?Shiko kush Luan? që pritet të trasmetohet ditën e martë dyshja e famshme ka qenë e ftuar së bashku me anëtarët e shtëpisë diskografike ?Three Dots? midis tyre edhe këngëtarja Fifi.

Siç shihet qartazi në video Flori ka dashur të ironizojë thashethemet që janë bërë për një marrëdhënie më shumë se miqësore midis tij dhe Fifit, duke e quajtur atë si ?e dashura e tij e portaleve?.

Në një moment gjatë emisionit ai i afrohet këngëtares për ta puthur, siç u pa disa kohë më parë në një video që qarkulloi në rrjete sociale ku dukej se ata mund të kishin një lidhje intime së bashku.

Gjithsesi Flori ka përgënjështruar gjithçka duke u ?tallur? me lajmet, ndërkohë që e dashura e tij reale ishte së bashku me të në skenë duke ndjekur çdo moment.

Ndiqni videon

Lajmet e fundit nga