Connect with Us

Ekstradohet nga SHBA/ Interpoli e zbulon pas 30 vitesh arrati

Aktualitet

Ekstradohet nga SHBA/ Interpoli e zbulon pas 30 vitesh arrati

Publikuar

-

Shtetasi shqiptaro-amerikan Selim Struga 54 vjecc  është ekstraduar si autior i një vrasje të ndodhur në Tiranë 30 vite më parë.

Për këtë vepër të rëndë penale ai është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata Rrethit gjyqësor Tiranë në vitin 2012.

Mbi të rëndon akuza e “Vrasjes me Dashje” në vitin 1989, ku me armë të ftohta i mori jetën  shtetasit me iniciale G.C.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit me Ish Jugosllavinë, ku më pas u arratis drejt SHBA.

 Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara Amerikane, arrin të ekstradojë një person i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare që prej vitit 1989.

Pas një pune të gjatë investiguese të Policisë Shtetit Shqiptar, dhe në veçanti të ZQK Interpol Tirana, në datë 30.12.2018, ështe realizuar ekstradimi nga Detroit/SHBA drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptaro-amerikan Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Selim Struga, me vendim nr. 1010A dt. 26.07.2012 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.975 datë 11.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë është dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje” , parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Protesta në Tiranë/ Policia shton masat me postblloqe në Shkodër

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 21.06.1989, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, pranë lokal “10 Korriku”, Tiranë, ky shtetas ka vrarë me një armë të ftohtë (thikë) shtetasin G. C.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit me Ish Jugosllavinë.

Pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet e Shteteve të Bashkuara, në vitin 2007 subjekti është arritur që të lokalizohet në SHBA dhe pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, ai është arrestuar në këtë vend me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë në vitin 2011.

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike (DSS) të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë në datë 30.12.2018, duke e vënë këtë subjekt në dispozicion të organeve të drejtësisë shqiptare.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën në një takim me disa anëtarë të Parlamentit Evropian se, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë alternativë, ashtu sikurse njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke, ka thënë Kurti.

Ai ka pritur të shtunën në Prishtinë delegacionin e eurodeputetëve në krye me përfaqësuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një komunikatë për media, kryeministri Kurti është thënë të ketë diskutuar me palën evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, për procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen që i ka ofruar blloku evropian Kosovës përmes ndarjes së vaksinave kundër koronavirusit.

Temë diskutimi ka qenë edhe operacioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës.

LEXO EDHE:  Gjobat për mosmbajtjen e maskave/ Goxhaj thirrje qytetarëve: Mos e jepni emrin e babës kur t’iu pyesë policia

LEXO EDHE:  Pandemia krijon probleme për kurset dhe kampet verore në SHBA



“Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, është cituar të ketë thënë Kurti.

Von Cramon, në anën tjetër, ka falënderuar institucionet e Kosovës për pranim të refugjatëve afganë, si dhe ka folur edhe për reformat e nisura në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

Aktualisht në këtë Kosovë janë rreth 700 refugjatë afganë, të cilët janë evakuuar nga Shtetet e Bashkuara, pas marrjes së kontrollit të talibanëve në Afganistan.

Rreth 100 prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesa e mbetur do të qëndrojë përkohësisht në Kosovë, deri në finalizim të procedurave ligjore për zhvendosje të përhershme në SHBA, apo vende tjera evropiane./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Foto-Video/ Moti i keq ‘gjunjëzon’ Greqinë, qytete të tjera kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Greqia Veriore është përfshirë nga nga moti i keq prej disa ditësh, duke shkaktuar përmbytje të shumta.

Ditën e sotme stuhia ka goditur Etoloakarnaninë duke shkaktuar dëme edhe në shtëpi e infrastrukturë.

Kryetari i bashkisë së Agrinio ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.



Ndërkohë në Kamaretseika Zeugaraki, vazhdon evakuimi i banorëve për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Liqenin Lysimacheia.

LEXO EDHE:  Video-Kontrolli i policisë “fundos” 54-vjeçarin/ E pabesueshme çfarë iu gjet në banesë

LEXO EDHE:  Qëllohet me armë zjarri një makinë në Shkodër/ Policia në ndjekje të autorëve

Deri tani Korfuzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërkohë që i gjithë rajoni verior ka mbyllur shkollat përfshirë Athinën dhe Selanikun.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Të rinjtë braktisin shkollën, 11.044 fëmijë dhe adoleshentë nuk u arsimuan në vitin 2020

Publikuar

-

Nga

Braktisja e shkollës nga të rinjtë është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Sipas të dhënave për vitin që lamë pas, 11.044 fëmijë dhe adoleshentë nuk kanë marrë arsimin 9-vjecar dhe atë të mesëm. Midis tyre, 2.293 janë vajza dhe 8.751 janë djem. Por cilat janë shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni?

“Një faktor është  vajza shihet si një barrë për familjen një faktor tjerë janë martesat e hershme… djali konsiderohet si forcë pune në familje”, shprehet Linda Pino, koordinatore Kombëtare e Koalicionit për Arsimin.

Largimi i të rinjve dhe familjeve është një tjetër faktor që ka ndikuar në numrin e lartë të braktisjes së arsimit. Në zonat rurale ky fenomen është më i prekshëm për shkak edhe të kushteve ekonomike.

LEXO EDHE:  Falsifikonte viza dhe pasaporta/ Arrestohet “skifteri” shqiptar

LEXO EDHE:  Protesta në Tiranë/ Policia shton masat me postblloqe në Shkodër



Euronews Albania ishte në fshatin Polis të Librazhdit. Në rrugëtimin tonë ne u njohëm ne Anisën, nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme. Dëshira e saj është që të vazhdojë shkollën e lartë, por kushtet ekonomike nuk ia mundësojnë këtë gjë.

“Varet nga kushtet ekonomike…doktoratura e kam pasur pasion gjithmonë edhe shpresoj që një ditë do ta arrij…më shumë vëllai që punon në emigrim…25 …ka bërë gjimnazin apo shkollë të lartë? Jo, është detyruar ta lërë”, tregon Anisa.

Një tjetër udhëtar, tregon se fëmijët e tij, janë detyruar të ndërpresin shkollën dhe të emigrojnë./euronews

LEXO TE PLOTE