LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Deputetët mbajnë një karton që nuk iu përket atyre por...

31 Dhjetor 2018, 12:09, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë/ Deputetët mbajnë një karton që nuk

Kodi Zgjedhor i ka shndërruar përfaqsuesit e partive politike në mbajtës të një kartoni që nuk iu përket atyre, por kryetarit që i emëron. Për këtë arsye protestat nuk mund të rrëzojnë një qeveri, u shpreh kryetari PAA-së, Agron Duka në një intervistë për gazetën ?Shekulli?.

?Këtu analiza bëhet pak më e komplikuar. Unë nuk jam midis atyre që mendojnë se vetëm protesta mjafton për të rrëzuar një qeveri. Jo sepse ato nuk e kanë atë forcë, por sepse konfigurimi i parlamentit, fal Kodit Zgjedhor, i ka shndërruar përfaqësuesit e një force politike në mbajtës së një kartoni, që nuk u përket atyre, por kryetarit të partisë që i emëron ata. Pra, që një qeveri të rrezikohet nga protestat, do të duhej që mazhoranca që e mbështet, të ndjente përgjegjësinë e humbjes së besimit të qytetarëve ndaj tyre.?-tha Duka

Më tej, ku komenton ndryshimet e bëra në qeveri nga kryeministri Edi Rama, Duka u shpreh se ministrat e rinj përfaqësojnë  vetëm vullnetin e kryeministrit.

?Kjo nuk ndodhë, pasi një person i emëruar, dhe jo i zgjedhur, nuk i druhet qytetarit por kryetarit të partisë. Kjo shkatërron gjithë dinamikën dhe dialektikën politike; madje kuptohet edhe me disa emërime të kryera nga Kryeministri të premten e shkuar. Duke përjashtuar z. Braçe, që përfaqëson një figurë me histori në PS, ministrat e rinj janë njerëz me fare pak përvojë dhe përfaqësojnë vetëm vullnetin e një personi. Gjë e pa mendueshme në një vend normal, dhe të pa dobishme për një vend në zhvillim si i yni, i cili kërkon njerëzit më të mirë dhe më të përgatitur për të marrë në dorë një dikaster.?-u shpreh kreu i PAA-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga