LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 ushqime që duhet t’i shmangni për marrëdhënie intime të mirë

31 Dhjetor 2018, 19:53, Aktualitet CNA
5 ushqime që duhet t’i shmangni për marrëdhënie intime

Kush thotë se ushqimi që konsumoni nuk ndikon aspak në performancën tuaj në shtrat, ju ka këshilluar gabim.
E vërteta është se ushqimet si arrat dhe çokollata e ngrohin atmosferën duke shtuar dozën e erotizmit, por disa lloje të tjera ushqimesh e shuajnë epshin dhe zbehin kënaqësinë e një raporti seksual.

Më poshtë po ju listojmë disa ushqime që këshillohet t?i shmangni përpara aktit seksual.

Patatet e skuqura ? Sikurse te hot dog-u, yndyra e ngopur në patatet e skuqura mund të ndikojë negativisht në nivelet e testosteronit dhe qarkullimit. Sasi të mëdha të kripës mund të ndikojnë negativisht tek meshkujt që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, dhe është më e vështirë për të mbajtur ereksionin.

Hot dogu ? Edhe pse hot dog-u është shumë i shijshëm, nuk është aq i mirë kur ju keni ndërmend të bëni ?aktivitete plotësuese? në krevat. Në përbërjen e tij ka yndyra të ngopura që mbushin arteriet e organit gjenital të femrës dhe mashkullit dhe në këto rrethana seksi do të jetë shumë i dobët.

Toniku ? Nëse ju pëlqen të pini xhin tonik, ne ju këshillojmë që ta shmangni para netëve kur e keni ndarë mendjen që do të bëni seks. Nga pijet me gaz duke përfshirë ujë mineral dhe pije të buta, ju mund të ndiheni të fryrë. Kinina, një përbërës i cili i jep shije të hidhur tonikut mund të ulë përkohësisht nivelin tuaj të testosteronit.

Mentja ? Mentoli në gjethen e mentes redukton nivelet e testosteronit dhe dëshira për seks zvogëlohet. Nëse ju përtypni çamçakëz me shije mente mund të keni probleme me nxehjen dhe kjo sigurisht nuk do të jetë e rehatshme gjatë seksit.

Ushqimi i konservuar ? Të gjitha ushqimet e konservuara përmbajnë nivele të larta të natriumit të cilat mund të shkaktojnë fryrje pasi kripa nxit mbajtjen e ujërave.

Lajmet e fundit nga