LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Traditat e çuditshme të Vitit të Ri që ndiqen në vende të ndryshme të botës

30 Dhjetor 2018, 11:53, Aktualitet CNA
Traditat e çuditshme të Vitit të Ri që ndiqen në

Priteni vitin e ri 2019 me një traditë të re! Provoni diçka që nuk e keni bërë më parë, ndërsa frymëzoheni nga festimet origjinale në të gjithë botën.

Vende të ndryshme të botës kanë rituale unike për të pasur më shumë fat në vitin që vjen.

Greqi: Ëmbëlsira me monedhë

Në Greqi Viti i Ri festohet duke pjekur një ëmbëlsirë të quajtur ?vasilopita? me një monedhë brenda. Thuhet se personi të cilit i bie monedha, do ketë mbarësi vitin që vjen.

Suedia dhe Norvegjia: Puding me oriz

Në Suedi dhe Norvegji është traditë që Viti i Ri të festohet duke ngrënë puding me oriz. Në të fshihet një bajame dhe personi të cilit i bie pjesa me bajame do të gëzojë prosperitet gjatë vitit të ri.

Japoni: Soba

Një nga ushqimet më të dashura japoneze, soba (peta me hikërr), hahet zakonisht në mesnatën e 31 dhjetorit dhe quhet ?soba toshi-koshi? (?nga një vit në tjetrin?). Makaronat simbolizojnë jetëgjatësinë, prandaj sa më të gjata të jenë, aq më mirë.

Spanjë: Rrush

Disa e festojnë Vitin e Ri duke ngrënë me shpejtësi 12 veshë rrushi në mesnatë. Thuhet se frutat janë parashikuese të vitit që vjen: Çdo rrush i ëmbël përfaqëson një muaj të mbarë, çdo rrush i thartë një muaj jo shumë fatlum. Mund ta përshtatni traditën duke i futur kokrrat e rrushit në shkopinj dhe duke i servirur ato në një gotë shampanje, pak përpara se të fillojë numërimi mbrapsht.

Kuba dhe Austria: Gic i pjekur

Në Kubë dhe Austri është traditë pjekja e një gici ditën e Vitit të Ri, sepse kjo kafshë simbolizon progresin në të ardhmen.

Gjermani: Peshk

Në Gjermani peshqit simbolizojnë mbarësinë. Madje disa njerëz fusin luspa peshku në portofol, që të kenë prosperitet.

Itali: Thjerrëza

Në Itali thjerrëzat serviren më 1 janar. Besohet se sjellin prosperitet, pasi kanë ngjashmëri me monedhat e vogla. Familjarët urojnë njëri-tjetrin ?Gëzuar Vitin e Ri? me këto thjerrëza, rrush dhe sallatë me feta djathi

Skoci: Uiski dhe muzikë

Festimi i Vitit të Ri në Skoci zgjat dy ditë. Në mesnatën e 1 janarit, festuesit rrokin gotat me miqtë dhe familjarët me një gotë uiski, shoqëruar me tingujt e ?Auld Lang Syne?, një këngë prekëse e shkruar nga poeti kombëtar skocez, Robert Bërns. Pas mesnate, fqinjët dalin për ?të shkelur për herë të parë?, duke shkëmbyer ushqim dhe pije derë më derë. Sipas besëtytnisë, nëse mysafiri i parë që kalon pragun e derës suaj është një burrë i gjatë ezmer dhe i pashëm, atëherë viti do të jetë i mbarë.

Bjellorusi: Lojëra për të parashikuar martesën

Në Bjellorusi, femrat beqare garojnë për të parë se cila do të martohet e para në vitin e ri. Çdo femër vendos një mullar kashte para vetes dhe pret sa të lirohet një gjel. Ajo së cilës i vizitohet së parës mullari nga gjeli, do të jetë edhe fatlumja që mund të kurorëzohet vitin e ardhshëm.

Lajmet e fundit nga