LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shokon Artan Hoxha/ Çfarë ndodhë në Elbasan pas orës 20:00

30 Dhjetor 2018, 11:32, Aktualitet CNA
Shokon Artan Hoxha/ Çfarë ndodhë në Elbasan pas orës

Gazetari investigativ Artan Hoxha nga studio e Report Tv diskutoi për ngjarjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku ka folur për tentativën e pengmarrjes të biznesmenit Aurel Guni.

Artan Hoxha tha se në qoftë se nuk do t?i jepej vëmendja e duhur nga ana e medias kjo ngjarje kriminale do ishte fshehur dhe mbyllur në mënyrë të shpejtë.

“Në rast se nuk do kishim kontaktuar me viktimën dhe ngjarja të mos ishte marrë vesh në kohë nuk do kishim këtë lloj reagimi.”-tha ai.

Më tej gazetari tha se postblloqet nga ana e policisë dëmtojnë imazhin e rendit dhe sigurisë së vendi dhe sipas tij këto çështje mafioze nuk zgjidhen vetëm me arrestimin e kriminelëve, por edhe me konfiskimin e pasurive të tyre, ose në të kundërt sipas Hoxhës ata do thyejnë sërish sigurinë.

“Policia lokale ka nevojë për ndihmë të specializuar. Mbas orës 20:00 nuk ka më qarkullim në Elbasan sepse dalin ato postblloqet që  janë 24 orë atje.

Postblloqet në rrugë nuk krijojnë një imazh të mirë për rendin dhe sigurinë. Nuk mund të ketë postblloqe.

Kjo nuk është zgjidhje, problemi është si do u heqësh nga duart asetet e mëdha  që ata kanë pasi edhe po nuk ia hoqe ato do të çajnë rrjetin e sigurisë.”-deklaroi gazetari Artan Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga