Connect with Us

“Qeveri qesharake, Majko e Braçe kanë marrë çelësat e kashtës”

Aktualitet

“Qeveri qesharake, Majko e Braçe kanë marrë çelësat e kashtës”

Publikuar

-

qeveria e shqiperise

Nga Agron Gjekmarkaj

Edhe me entuziastët pro Edi Ramës kanë rënë në pikë të hallit. Këto dy ditë janë të zymtë e të murrëtyer. Fjalën e kanë të rëndë, shikimin si qefin. Kafenë e gjerbin si të jetë helm, më shumë për forcë zakoni. U duket gjithçka si koha e sosjes apo e murtajës. Prisnin që Edi Rama të bënte mrekullinë.

Ndonjë mendonte se PS dhe Ai e duan Shqipërinë zonjë. Ndaj punojnë për të. Këtë formë të re servilizmi e shesin si parim. Disa e shihnin si Krishtin të ngarkuar me Kryqin e Shqipërisë mbi shpinë që i ngjitej asaj tatëpjete për të rilindur. Dhe ai i zhgënjeu përsa prisnin, por ama mrekullinë e bëri si vezë krejt si pula në furrik.

Nxori nga nënvetëdija gjitha shijet e veta frojdiane teksa gatoi qeverinë e re, duke i gjetur çdo teke një fytyrë, çdo qëllimi një emër, çdo halli një myshteri. Shumë prej ministrave, të cilët i përdori si letër higjienike i leu, i shqeu, i ndyu, i zhgërryeu dhe i hodhi shuk e në kosh.

E meritonin atë fund se nuk lanë qelbësirllëk pa bërë, batakçillëk pa kryer, gjepur pa thënë për të mbajtur atë post e mbi te gjitha shikimin e tij mbi ta. Imagjinoni se cdo jetë fytyra e tyre pa atë shikim bash si toka e Alaskës ku 6 muaj rri nata e gjatë. Por ata të mjerët, qyqarët shumëçka e bënë nga karakteri e gjithçka tjetër me urdhër.

Kështu Edi Rama hoqi nga puna disa segmente të vetvetes tani po eksperimenton me disa të tjera. E bën këtë i patrazuar edhe pse fushatat elektorale, votat dhe fitoret sado të përfolura e të konsumuara i mori me këta që largoi.

Mbi kurrizin e tyre të përkulur e të thyer po vendos thembrat e ministrave te rinj. Po të vihet re me mendjen socialistët Pandeli Majko dhe Erjon Braçe kanë çelësat e kashtës në dorë.

LEXO EDHE:  Luan Bregasi kritika qeverisë/ “Nuk e përgatiti ekonominë për të përballuar situatën”

I pari një ministri folklorike administron prej muajsh më shume si tallje e Ramës me të duke i dhënë portofolin e patriotizmit.

Braçes i jep Zv Kryeministër post ky që në Shqipëri ka peshe me pak se rojtari i varrezave. Te gjitha vendet ku gëlojnë tenderat i marrin njohje të vjetra e personale pa fizionomi politike. Por problemi më i madh është cilësia e përzgjedhjes.

Nje qeveri kaq qesharake, kaq banale, kaq te turpshme ky vend se ka pasur kurrë. Madje edhe komiteti i Haxhi Qamilit i kishte ca hoxhallarë të shkolluar në Mejtepet e Stambollit, kryeqendër e një perandorie te madhe.

Një dite SPAK dhe BKH nuk është e thënë të kontrollohen nga Edi Rama. Pikërisht në atë agim dikush mund t’u trokasë në derë ministrave që ikën e këtyre që erdhën.

Në mos mund t’u trokasin qytetaret, t’u kërkojnë gjënë e marrë. Urojme te mos vijë kurrë kjo dite jakobinë, por shtigjet kësaj shoqërie po i mbyllen duke i lënë vetëm udhën e ikjes apo të dëshpërimit. Kurrë më parë s’kemi pasur një qeveri kaq kufome e cila mbetet ne këmbë pakuptueshëm.

Pos befasise e dëmit aktual, më e keqja gjë që ndodh me këto identikite ministrash është modeli i keq. Ai në Shqipëri gjen toke pjellore, zë rrënje shpejt e harliset. Pas kësaj çmeritje çdokujt i lind e drejta te jetë ministër në token e Skënderbeut e cila me disa qeveri te tilla behet siç profetizoi Konica, tokë zulushë.

Asnjëri prej tyre se ka seriozitetin e Muho Asllanit e Lenka Çukos, mbi te cilët dikur gëlonin barcaletat. Kjo qeveri është derivat çrregullimesh logjike, egosh tribale, ëndrrash totalitare.

Opozita, e cila dëshiron pushtetin a ka ende ndonjë fuqi morale të brendshme të bëjë ndryshimin? Në mos të presim vullnetin e Zotit sipas ritmit të tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Parlamenti-Braçe sulmon Blushin/ Je qylist

LEXO EDHE:  Luan Bregasi kritika qeverisë/ “Nuk e përgatiti ekonominë për të përballuar situatën”

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Analiza/ “Rama i përhumbur prej nektarit të Vorpsit jo prej negociatave, e derdhi për të na dehur”

LEXO EDHE:  Basha ngatërron datën e zgjedhjeve/ Ironizon Braçe: Ooooooo Lyl, gjumë të ëmbël

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE