LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e Unazës së Re/ Banori mesazh të fuqishëm Ramës

30 Dhjetor 2018, 16:48, Aktualitet CNA
Protesta e Unazës së Re/ Banori mesazh të fuqishëm

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë filluar protestën për mbrojtjen e banesave të tyre edhe mbrëmjen e sotme.

Protestuesit kanë vijuar me thirrjet se nuk do i lënë shtëpitë e tyre dhe se do e kundërshtojnë këtë projekt me çdo kusht.

Një nga banorët ka thënë se në qoftë se kryeministri Edi Rama kërkon heronj, atëherë le të shkojë t?i shkatërrojë banesat e tyre.

?Në qoftë se Edi Rama kërkon heronj atëherë guxo, unë jap jetën po shtëpinë nuk e lë. Pa mbaruar procesi gjyqësor këtu nuk shkel as Afrim Qëndro dhe as Edi Rama.?-tha ai.

Më tej po i njëjti person akuzoi Ramën se është i droguar dhe se është duke mbijetuar me doza droge.

?Edi Rama është i droguar dhe po mbijeton me qetësuesa, ashtu ka qeverisur Edi Rama me drogë.?-u shpreh protestuesi./CNA.al

Lajmet e fundit nga