LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Obobo çe gjeti Nikon!/ Ditë me lotë dhe dhimbje në Korçë

30 Dhjetor 2018, 14:01, Aktualitet CNA
Obobo çe gjeti Nikon!/ Ditë me lotë dhe dhimbje në

Kryeministri Edi Rama në mënyrë të befasishme shkarkoi live në asamble më shumë se gjysmën e qeverisë. Në sallë ra heshtja dhe një hije e zezë dhimbje, shumë dhe gëzonin nga inati e xhelozia, por më shumë se kudo dhimbja e vetë ministrave të larguar ra si mënxyrë në Korçë.

-Obobo çe gjeti Nikon, thoshin gocat, zonjat, çunat e burrat në bashkinë e Korçës apo drejtorët që ngrohin kolltuqet në këto vite të Rilindjes.

Kush socialist, kush demokrat i konvertuar apo dëbuar, kush Rilindas, të gjithë flisnin me dhimbje dhe sa më fort e në sa më shumë njerëz. Që llafi të shkonte deri tek AI. Kush e kush më shumë.

Në Bashkinë e Korçës lotët sa nuk dolën në bulevard. Kaq shumë ujë pllakaqet nuk kishin ndjerë qëkur kishte ndodhur një përmbytje apo çaheshin çezmat nga ngrica e dimrit.

Plasi mbështetja për Niko Peleshin publikisht. Në kafe shahej Rama si qelbësirë e maskara që hoqi idhullin e tyre, mu në ditët e festave. Ishin bërë gati të festonin, kishin blerë pallto e fustane, kostume e pulovra vetëm për të festuar pranë idhullit. Por u vranë keqazi. Kudo në klubet e pazarit e pedonale  dëgjoje: Obobo çe gjeti Nikon.

Në fakt Nikon se kishte gjetur asgjë, ai duket i plotësuar në karrierën e tij politike. Askush nuk është i përjetshëm në politike dhe Peleshi e di më mirë se kushdo tjetër këtë.

Por ç?tu thuash servilëve, atyre që nga rruga me Nikon u bënë të artë, atyre që janë paguar me dhjetra milionë lekë nga taksat e korçarëve, atyre që janë drejtorë e kanë frikë mos lenë kolltuqet e tyre.

Këta janë ata që bërtisnin obobo, diku me lot e diku pa lot. Diku të nxirë e diku të verdhë.

Në fakt, Niko u shfaq me gazetarin Tonin Frroku duke ecur në pedonalen e Korçës, siç ecte kur ishte zv/kryeministër apo ministër. Me pak dhimbje, ndoshta i mërzitur, por i qetë dhe i vetëdijshëm për faktin se ai do vazhdonte të ishte në karierën politike dhe në Korçë.

Askush tjetër nuk mund t’i sjellë rezultat më të mirë socialistëve dhe këtë Rama e di megjithse e largon njëherë dhe ngre në piedestal dy palaço të tij që dështuan në zgjedhje.

Por përtej Nikos ishin obobo-të, lotët, hipokrizia në rrjetet sociale, mbrojtja që i bëhej emrit të tij. Dikush bërtiste me zë të lartë se vërtet kishte ndodhur gjëma.

Në fakt thellë-thellë, ka një obobo dhe një gjëmë. Sepse ata që e shohin Nikon si djalë prej Korçe dhe qytetar do e dëshironin më mirë atë ministër se burri i gruas të dytë të Ramës. Ata që e shohin si kundërshtar e duan pas hekurave, por sërish më mirë Niko se kushdo tjetër, kjo në të mirë të qytetit.

Por obobja ka ndodhur në të dyja rastet edhe të atyre që e vlerësojnë edhe atyre që e kanë inat. Jo vetëm për faktin se e hoqën nga ministër dhe se e zëvendësovi Blendi Cuci, por ka shumë detaje të tjera.

Rama qeverinë e plotësoi me ministra qesharakë. Që nga ministri i Jashtëm, një pioner i Rilindjes që do bëje diplomacinë tonë europiane.

Më tej Ministër do quhet edhe Eduard Shalsi, deputet në qarkun Korçës,  që do vidhte me lezet, apo mbrojtësi i importit të plehrave. Deputet në Pogradec, ku nuk mblodhi asnjë votë thjesht harxhoi milionat e fushatës dhe vetëm flinte shpejt e zgjohej ne 11, po rritej në fushatë.

Ministre Elisa Spiropali, sërish në qarkun Korçë, mbulonte Kolonjën. Drejtoreshë e doganave, më skandalozja dhe më e akuzuara në historinë e doganave. Kandidate në 2017 për deputete në Kolonjë, një palë zgjedhje të parakohshme lokale, ku PS fitoi në mënyrë dërrmuese, u zhvilluan disa muaj përpara parlamentareve. Më pas erdhi Elisa, PS gati u barazua me LSI që shkoi 33% në Kolonjë. Pa folur se ish-drejtoresha e doganave merrte lokale me qera për fushatë dhe më pas shkonin të tjerët paguanin detyrimet, pasi ajo iku çau ferrën, siç thoshin kolonjarët që se kanë parë me kohë.

Në fakt, vërtet ka një obobo të madhe kur shikon se dy qesharakë e sharlatanë, një nga mjaft e një nga ish-bashkia e Ramës, bëhen ministra e hiqet Niko-ja. Që për nga standardi nuk ka dyshim se qëndron shumë herë më lart, por në fakt obobo-ja e qurravecëve të Bashkisë Korçë dhe drejtorave hajdutë nuk është tek ky standard. Dhe vetë Niko është strateg i obobo-së që vjen prej stilit të Ramës, jo vetëm në përzgjedhje.

Obobo-ja e atyre që po sfiliten publikisht është shfaqja më e shëmtuar e hipokrizisë, servilizmit dhe humbjes së dinjitetit qytetar.

Të kishin obobo-në e parimeve të gjithë do ishin dakord, por të qash Nikon se iku nga ministër, gjithçka ta bësh për hipokrizi  dhe të heshtësh për bandën e re të Rilindjes,  më mirë të qajnë sa të plasin bashkë me obob-onë dhe gjëmën që i ka zënë poshtë./CNA.al

Ditë zie në institucionet dhe Bashkinë e Korçës/ Lotët e mërzia pushton qytetin

Lajmet e fundit nga