LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk e kuptojmë, por këto 5 veshje po na dëmtojnë shëndetin

30 Dhjetor 2018, 11:40, Kuriozitete CNA
Nuk e kuptojmë, por këto 5 veshje po na dëmtojnë

Bukuria kërkon sakrifica dhe femrat bëjnë shumë të tilla gjatë ditës. Ato ?vuajnë? mbi takat e larta ose veshjet e ngushta për të respektuar kode të mirëpërcaktuara veshjeje ose thjesht për të qenë në stil. Por këto veshje duhet që i shmangni në përditshmërinë tuaj, sa më shpesh të mundeni:

Tangat

Tangat janë ndër veshjet intime më të pëlqyera dhe të përdorura nga femrat në të gjithë botën. Janë zgjedhje shumë e mirë kur vishni fustane ngjitur pas trupit ose kur përdorni pantallona të bardha. Në qoftë se bëni pjesë në kategorinë e femrave që përdorin vazhdimisht tanga kini kujdes pasi mund të shkaktojnë infeksione vaginale, hemorroide, irritim të lëkurës dhe krijojnë shenja mpirjeje në zonën gjenitale.

Pantallonat e ngushta xhins

Xhinset e ngushta janë prej shumë vitesh pjesë e gardërobës të secilës prej jush. Edhe pse janë shumë të bukura dhe ju ndihmojnë të nxirrni në pah format trupore, pantallonat e ngushta ndikojnë negativisht në shëndetin e femrave. Ato shkaktojnë probleme të qarkullimit të gjakut, ngushtim të venave dhe probleme me tretjen, mpirje dhe dhimbje të kofshëve.

Varëset dhe vathët e rëndë

Sipas studimeve të ndryshme, gati 20% e femrave shfaqin shenja të infeksioneve bakteriale si pasojë e përdorimit e vëthëve dhe varëseve të rënda. Mjekët rekomandojnë  të keni kujdes me materialet e përdorura dhe të evitoni kontaktin e drejtpërdrejtë të lëkurës me materialet prej plumbi ose metali i papapërpunuar.

Shapkat me gisht

 

Edhe pse janë një domosdoshmëri për stinën e verës, sidomos gjatë periudhës së plazhit, por nuk janë aq të sigurta sa mund të imagjinoni. Këmba është tërë kohës e ekspozuar ndaj papastërtive, baktereve dhe mund të gërvishtet ose të lëndohet lehtësisht.

Takat e larta

Sipas studimeve të fundit të Auburn University, femrat që përdorin për një kohë të gjatë taka të larta  10-centimetërshe kanë rreth 4 herë më shumë probleme me këmbët se femrat që përdorin këpucë të sheshta. Ndër më kryesoret përmendim kallot, dëmtimet e tendinëve, osteoartriti, etj. Sa më lartë dhe e hollë të jetë taka, aq më i rëndë është dëmi në organizëm.

Lajmet e fundit nga