LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela “shuplakë” Ramës/ Zbulon prapaskenat e ndryshimeve në qeveri

30 Dhjetor 2018, 09:58, Aktualitet CNA
Ngjela “shuplakë” Ramës/ Zbulon prapaskenat e ndryshimeve

Avokati Spartak Ngjela në një analizë të publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me ndryshimet drastike që kryeministri Rama bëri në kabinetin e tij.

Ngjela shkruan se Rama i ?hodhi? ministrat, për të shpëtuar veten.

?Këta Rama i ka “njohur” që kurse i ka vendosur. Prandaj, pikërisht për këtë këtu nuk jemi te aftësia apo te paaftësia e ministrave, por jemi të Përralla e Fuçisë e Xhonatan Suiftit.

Kur balena – thotë Suifti – mësyn një anije, për të shpëtuar anijen nga mbytja që mund t’i bëjë asaj balena, marinarët i hedhin balenës një fuçi dhe, në kohën kur ajo merret me fuçinë, marinarët shpejtojnë të shmangin anijen.?-shkruan Ngjela.

Më tej, avokati thekson se ?Balena? që ka mësyrë Ramën nuk tërhiqet nga fuçia ajo do vijojë t’i sulet anijes. Studentët do vijojnë protestën e tyre antikorrupsion dhe antivarfëri të imponuar në Shqipëri.

Sipas Ngelës, Shqiptarët sot e kanë shpresën anti korrupsion të studentët, dhe studentët e dinë.

?Madje tani të gjithë protestuesit janë kundër të gjithë lidërshipit politik, mazhorancë dhe opozitë. Atëherë?
Por, mos ndoshta Rama ka kthyer rrugë dhe befas është bërë me antikorrupsionin që po drejtohet nga USA në Shqipëri çprej dy vjetësh?

Nuk besoj se mund të zgjidhet dot kriza aktuale me ministra të rinj, se kjo është njëherësh edhe krizë morale, edhe krizë ekonomike. Madje kriza morale ka sjellë edhe krizën ekonomike në Shqipëri.?-thekson Ngjela.

Analiza e plotë e Ngjelës:

E kuptoni gjendjen ku jemi? Kryeministri shqiptar, mos vallë e morri vesh se ministrat e tij janë të paaftë nga studentët pas pesë vjetësh që po punon me ta !!!!

Të jetë kaq i paaftë vallë ky kryeministër?
Po ky akt nuk është fare çështje aftësie apo paaftësia individësh, se këta Rama i ka “njohur” që kurse i ka vendosur. Prandaj, pikërisht për këtë këtu nuk jemi te aftësia apo te paaftësia e ministrave, por jemi të Përralla e Fuçisë e Xhonatan Suiftit.

Kur balena – thotë Suifti – mësyn një anije, për të shpëtuar anijen nga mbytja që mund t’i bëjë asaj balena, marinarët i hedhin balenës një fuçi dhe, në kohën kur ajo merret me fuçinë, marinarët shpejtojnë të shmangin anijen.

Por, a e di Rama se cila është balena; studentët janë apo është USA? Apo të dy këta bashkë?
Në fakt këtu fillon politika. Domethënë frika e Ramës.

Balena që ka mësyrë Ramën nuk tërhiqet nga fuçia ajo do vijojë t’i sulet anijes. Studentët do vijojnë protestën e tyre antikorrupsion dhe antivarfëri të imponuar në Shqipëri.

Shqiptarët sot e kanë shpresën anti korrupsion të studentët, dhe studentët e dinë. Madje tani të gjithë protestuesit janë kundër të gjithë lidërshipit politik, mazhorancë dhe opozitë. Atëherë?
Por, mos ndoshta Rama ka kthyer rrugë dhe befas është bërë me antikorrupsionin që po drejtohet nga USA në Shqipëri çprej dy vjetësh?

Nuk besoj se mund të zgjidhet dot kriza aktuale me ministra të rinj, se kjo është njëherësh edhe krizë morale, edhe krizë ekonomike. Madje kriza morale ka sjellë edhe krizën ekonomike në Shqipëri.

Nga fjalët e Ramës kuptohet që ministrat i ka kapur Reforma në Drejtësi. Domethënë siç duket Rama ka nisur t’i përshtatet Reformës për të mposhtur krizën morale. Mendojmë se këtu qëndron sekreti i kësaj politike të re. Por këtu fillon edhe beteja, sepse çdo reformë e këtij lloji i çon të korruptuarit e mëdhenj në një proces penal. Gjithsesi strategji të tilla fillojnë gjithmonë kundër korrupsionit që është në qeverisje, e mandej shkojnë edhe te ata që kanë qenë në qeverisje e që tani janë në opozitë. Kjo tani është metodë.
Rama duket se e ka pranuar.

Dje dhe sot ka pasur dy indicje që vërtetojnë analizën tonë: është ONM që lajmëroi se Reforma e ka mbyllur qarkun dhe shpejt fillon punën e goditjes penale; dhe Rama që goditi ministrat të cilët kanë pasur në dorë paratë e buxhetit të shtetit dhe drejtimin juridik të tenderave, të konçesioneve etj.
Gjithsesi duhet parë sesi do të precipitojnë ngjarjet dhe cila është balena së cilës Rama i hodhi dje fuçinë…

Lajmet e fundit nga