Ligji për pagën e deputetëve/ Nxehet situata në Kuvendin e Maqedonisë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ligji për pagën e deputetëve/ Nxehet situata në Kuvendin e Maqedonisë

Publikuar

-

Në opinion ka nxitur debat diskutimi mes deputetëve rreth një ligj të veçantë që do të rregullojë standardin e deputetëve.

Aktualisht, mësohet se po diskutohet si mundësi heqja e pagesës që marrin deputetët një vit pasi t’iu përfundojë mandati dhe në vend të kësaj të sigurohet një punë në institucionet shtetërore për ata deputetë që do të mbeteshin pa angazhime pas skadimit të mandatit si deputet.

Përderisa kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur se nuk do të ketë ligj që do të rrisë privilegjet për deputetët, përkatësisht do t`ju mundësojë deputetëve të punësohen në institucionet e shtetit pas përfundimit të mandatit si deputet , kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, ka thënë se për një gjë të tillë diskutohet dhe asgjë nuk ka të keqe, sepse, siç është shprehur, “në shumë vende në botë, në mënyrë ligjore është rregulluar statusi i deputetëve pas përfundimit të mandatit”.

Rexhail Ismaili, deputet nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik, për Radio Evropa e Lirë ka thënë se kjo çështje vetëm diskutohet mes deputetëve si ide, por ende asgjë nuk ka të shkruar si propozim në letër.

“Do të thotë se s`kemi asgjë konkrete në letër. Bisedohet për disa kolegë tonë që kanë mbetur rrugëve, të cilët janë sjellë vendime të rëndësishme; bisedojmë për ta, por asgjë konkrete ende nuk kemi. Për momentin, prioritet u kemi dhënë ligjeve reformuese. Kjo çështje nuk është me prioritet, por thjesht është çështje që diskutohet”, thotë kryetari i nëngrupit për reforma të grupit interparlamentar, Rexhail Ismaili.

Por, Petar Arsovski, analist i çështje politike, thotë se debati nuk është i rastësishëm. Sipas tij, deputetët këtë ligj duan ta shtyjnë para në momentin që po ndodhin shumë zhvillime në Parlament dhe kjo disi synohet të kalohet nën hijen e zhvillimeve turbulente që kanë të bëjnë me amnistinë.

Arsovski thotë se nëse instalohet praktika e benefiteve për deputetët, atëherë përbërjet parlamentarë do të kenë gjithnjë e më shumë persona joprofesionistë, por njerëz të cilët politikën do ta shohin si të vetmen perspektivë dhe kjo, vlerëson ai, deputetët do t’i bëjë lehtësisht të manipulueshëm.

“Deputetët e vetëm, të cilët mbesin rrugëve janë ata që edhe para se të bëhen deputetë s’kanë pasur një punë. Detyra si deputet, nuk paraqet përkatësisht nuk duhet shikuar në asnjë mënyrë si mundësi punësimi, por përfaqësim dhe këtë detyrë duhet ta bëjnë personat, të cilët janë dëshmuar në profesionet e caktuara dhe pasi të zgjidhen si deputetë në institucionin ligjvënës të kontribuojnë me cilësitë dhe përvojën e tyre në interes të qytetarëve që i kanë zgjedhur”, vlerëson Arsovski.

Nga ana tjetër, Albert Musliu, thotë se vetëm ndryshimi i Kodit zgjedhor në bazë të të cilit Maqedonia do të votonte si një njësi zgjedhore me lista të hapura, ku qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë do të vendosnin se kush dëshiron t’i përfaqësojë, do të rriste cilësinë e përbërjeve parlamentare .

“Që nga vitet ’90, është nënvlerësuar në vazhdimësi është ulur kualiteti i punës së Parlamentit. Kualiteti i dobët i përbërjeve parlamentare, është një nga problemet kryesore në Maqedoni”.

Ajo që duhet të bëhet si fillim për ngritjen e cilësisë së të zgjedhurve të popullit është ndryshimi i Kodit zgjedhor, ashtu që deputetët do të zgjidhen përmes listave të hapura, ku me votën e qytetarëve do të diferencohen deputetët partiakë, përkatësisht të preferuarit e lidershipit nga ata që qytetarët mendojnë se do t’i përfaqësojnë më së miri interesat e tyre”, thotë Musliu për Radion Evropa e Lirë./rel

Aktualitet

Perandorët/ Perëndimi i pushtetit të zhurmshëm dhe kuriozitete të tjera

Publikuar

-

perandori, perendimi dhe kuriozitete

Perandorët sot

I vetmi perandor i gjallë sot është Akihito, perandori i 125-të i Japonisë nga viti 1989. Askush nuk e thërret në emër. Rregulli e do që t’i drejtohen me Madhëria Juaj Perandorake. Perandoria e tij do të njihet në histori si perandoria e arritjes së paqes

Çesari
Perandorët romakë nuk patën kurrë pushtet absolut, duke marrë parasysh edhe rolin që luante senati dhe opinioni publik. Perandori i parë në historinë e Perandorisë Romake ka qenë Çesari. Ndërsa i pari që përdori zyrtarisht titullin ishte biri i tij adoptive Augusti(Perandori, Cesar August)

Sinonime

Në kursin e historisë kanë ekzistuar shumë sinonime të ngjashme me emërtimin perandor. Si Gengis Khan, titull që vjen nga bashkimi i fjalës turke khan(sundues) ndërsa Gengis, sipas të dhënave mund ti referohet oqeanit. Pra Gengis Khan do të thotë zot i oqeaneve.

Perandorët e vetshpallur

Shpesh perandorët vetshpallen. Napoleoni u vetshpall perandor i francezëve në 2 dhjetor 1804, në katedralen e Notre-Dame në Paris, duke i hequr kurorën religjioze Papa Piut të VII. Një tjetër rast i vetshpalljes perandor është ai i Viktor Emanuelit që u vetshpall perandor i Etiopisë në 1939./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shkëlqeu ndaj Atleticos / Ylli i Juves befason: Dua të jem si De Bruyne

Publikuar

-

By

Sulmuesi i Juventus, Federico Bernardeschi, nuk i vë asnjë limit vetes.

Numri 33 i ba rdhezinjve ëndërron të mbulojë një rol të ngjashëm me atë të yllit të Manchester City-t, Kevin de Bruyne.

“Do të më pëlqente shumë të kisha një rol të tillë tek Juventus dhe te kombëtarja”, ka thënë ai.

Tifozët bardhezinj shpresojnë të mund të kenë në shtëpi një talent si belgu.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tregohuni të  vëmendshëm/ Këto janë arsyet që çojnë njerëzit drejt tradhëtisë

Publikuar

-

tradhetia arsyet

Ata janë impulsivë

Shumë persona janë impulsivë në çdo rast dhe në çdo fushë të jetës. Impulsiviteti është shumë i zakonshëm kur vjen fjala tek seksi, veçanarisht kur njerëzit kanë qenë duke pirë ose kanë përdorur substanca të tjera dhe nuk mund ti mendojnë pasojat e veprimeve të tyre.
Në disa raste impulsiviteti është simptomë e problemeve të tjera më të mëdha, përshembull ndonjë formë e sëmundjeve mendore.

Tradhëtojnë për të përfunduar një lidhje

Disa persona e kanë të vështirë që të përfundojnë një lidhje, kështu që përdorin tradhëtinë si mënyrë për t’u ndarë. Disa prej tyre as nuk arrijnë ta kuptojnë se duan ta përfundojnë një lidhje derisa e gjejnë vetën duke tradhëtuar.

Më tradhëtoi, do ta tradhëtoj

Disa njerëz ndjejnë se e vetmja mënyrë për t’ju përgjigjur “denjësisht” tradhëtisë së partnerit është tradhëtia. Kështu do të jenë barazim/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Trending

Read previous post:
2018/ “Vit i tmerrshëm” për miliona fëmijë në botë

UNICEF, Organizata e OKB për Fëmijët e kthen me tmerr vështrimin nga viti 2018.Njerëzimi nuk ia ka dalë as këtë...

Close