LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gishti i Vitit”/ Çmimi për politikanin më të korruptuar

30 Dhjetor 2018, 12:30, Aktualitet CNA
“Gishti i Vitit”/ Çmimi për politikanin më të

Kryetari i partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë, Arian Galidini së bashku me artistin Robert Aliaj kanë ironizuar çmimet që ndahen nga kryeministri Edi Rama gjatë festave të fundvitit.

Në një postim në rrjetet sociale, Galdini ka shkruar se ai së bashku me Aliajnë kanë vendosur që të japin një çmim këtë vit dhe sipas tyre ai do quhet ?Gishti i Vitit?.

?Robert Aliaj, si thua do e riaktivizojme ne te dy kete idene tone te para pak viteve?

Ne kuadrin e kaq shume cmimeve e shpalljeve si Njeriu, Personaliteti a Bleta e Vitit, qe po shperndajne poshte e lart nga Kryeministri tek te gjitha mediat, kemi menduar edhe ne te dy, une me Robert Aliajn qe te japim nje Cmim.

Cmimin qe do japim ne do ta quajme : ‘Gishti i Vitit’.?-shprehet ai.

Më tej ai thekson se ky çmim di i jepet politikanit më të korruptuar, më të inkriminuar, më hajdut, më votëblerës, më servil dhe më mediokër, duke shtuar edhe se kandidaturat për këtë çmim mund t?i propozojnë vetë njerëzit.

?Cmimin Gishti i Vitit do ta japim per Politikanin me te koruptuar qe ben Fjalimin me te bukur per Shtetitberjen.

Per Politikanin me te Inkriminuar qe flet per Dashurine.

Per Politikanin me hajdut qe flet per Ndershmerine.

Per Politikanin me Votebleres qe flet per Demokracine dhe Lirine.

Per Politikanin me batakci qe del ne TV duke bere bamiresi.

Per Artistin me medioker qe shkelqen.

Per Gazetarin me servil qe ben sikur qan hallet e popullit.

Per qytetarin qe shet voten, shpirtin dhe karakterin dhe pastaj ankohet pse nuk ndryshojne gjerat.

Emrat dhe kandidaturat mund ti propozoni vete. Cdo propozim i juaji eshte edhe vota juaj.

Gishti i Vitit, duhet te jete cmim i merituar.?-mbyll postimin në rrjetet sociale Galdini./CNA.al

Lajmet e fundit nga