LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Radhë kilometrike automjetesh në Morinë

30 Dhjetor 2018, 14:44, Aktualitet CNA

Festat e fundvitit kanë shkaktuar radhë të gjata automjetesh në pikën doganore të Morinës.

Shumë shtetas kosovarë kanë vendosur që mbrëmjen e ndërrimit të viteve ta kalojnë në Shqipëri dhe e anasjellta, për këtë arsye në të dyja anët e kufirit radha e automjeteve është kilometrike.

Mësohet se deri në mesditë rreth 17 mijë persona dhe 5600 automjete kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria.

Ndërkohë, prej ditës së sotme në këtë pikë kufitare ka vetëm një kontroll për të dyja shtetet. Policia kufitare e Kosovës i është bashkangjitur asaj të Shqipërisë pas nënshkrimit të marrveshjes së bashkpunimit  mes ministrave të brendshëm në prezencë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbrëmjen e djeshme./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga