Zemërimi nga media sociale – CNA
Connect with us

Aktualitet

Zemërimi nga media sociale

Publikuar

-

Në kinema dhe padyshim në skenën politike.

I gjithë ky zemërim duket se është i përqendruar në një vend: median sociale.

Platforma ka kontribuar për të mirë: ka shpërfaqur kriminelë, ka ekspozuar korrupsionin dhe ua ka bërë me dije të mëdhenjve dhe të vegjëlve se nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar.

Por, një nga burimet e forcës së saj – që u jep përdoruesve mundësinë t’i bëjnë opinionet e tyre të njohura për botën – ka ndihmuar po ashtu në nxitjen e një “kulture të zemërimit” që, sipas ekspertëve, kërcënon bisedat produktive.

Përpara medias sociale, shumë ngjarje ose tema debati kanë mbetur të izoluara. Sot, edhe grimcat më të izoluara të zemërimit mund të ndezin zjarr të madh global.

Një gjë e tillë padyshim se mund të nxisë veprim progresiv. Për shembull, kompanitë që përfitojnë nga puna e fëmijëve mund të bojkotohen; ose një vrasës, krimi i të cilit për kohë të gjatë nuk është ndëshkuar, mund të ekspozohet dhe të ndëshkohet.

Megjithatë, hapja e medias sociale i ka edhe rreziqet e saj, si ngacmimi kibernetik që mund t’i vërë individët në rrezik shumë real, ose, për ironi, të mbysë fjalën e lirë.

Një raport i publikuar në tetor të vitit 2018 nga Instituti WebRoots Democracy me seli në Londër, në lidhje me abuzimin online të debatit politik, konstaton se media sociale po bëhet një mjedis armiqësor për ata që shprehin mendime politike.

Në veçanti, raporti thekson se gratë dhe pakicat i nënshtrohen shpesh “një niveli toksik të abuzimit, i cili përqendrohet në identitetin e tyre” kur ato angazhohen në biseda politike në internet.

Rezultati, sipas shefit ekzekutiv të institutit, Areeq Chowdhury, është se disa përdorues frikësohen se do të përballen me “ngacmime, kërcënime dhe sjellje abuzive” në internet nëse ata publikojnë pikëpamjet e tyre në faqet e disponueshme të internetit.

“Hulumtimi ynë zbulon se përdoruesit i vetëcensurojnë opinionet e tyre online nga frika [e abuzimit] dhe për to flasin në forume private”, ka thënë Chowdhury.

Një nga rastet më të spikatura të ngacmimit kibernetik në vitin 2018 ka qenë sulmi kundër një profesoreshe amerikane, e cila ka thënë se një kandidat për gjykatës të Gjykatës Supreme të SHBA-së e ka sulmuar atë seksualisht në vitet 1980.

Ajo është thirrur të dëshmojë para Komitetit të Senatit për Drejtësi në shtator, por përpara dëshmisë emailet dhe adresa e shtëpisë së saj janë shpërndarë në median sociale. Ngacmimi kibernetik, përfshirë kërcënimet me vdekje, e kanë detyruar të punësojë një ekip për sigurinë dhe të zhvendoset së paku katër herë.

Gjykatësi Brett Kavanaugh i ka mohuar akuzat dhe është konfirmuar gjykatës i Gjykatës Supreme. Në fund të nëntorit, akuzuesja e tij Christine Blasey Ford nuk ka mundur ende të kthehet në punë ose në shtëpinë e saj.

Në një tjetër rast, një turiste amerikane ka gjuajtur dhe vrarë një gjirafë të rrallë të zezë në Afrikën e Jugut. Ajo është bërë cak i kritikave të ashpra online pasi fotografitë e saj pranë kafshës së vrarë kanë pushtuar median sociale.

Ueb-faqja e lajmeve Africalandpost i ka kopjuar fotografitë e gruas dhe i ka postuar në Twitter, duke e quajtur atë “amerikane të bardhë të egër” dhe duke thënë se “emri i saj është Tess Thompson Talley; ju lutem, shpërndajeni”.

Brenda orësh, dhjetëra mijëra përdorues të zemëruar në internet i kanë ripostuar fotografitë e Talleyt, së bashku me mesazhe të urrejtjes.

Njerëz të famshëm i janë bashkuar shpejt stuhisë, duke i inkurajuar ndjekësit e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.

Aktorja Debra Messing e ka cilësuar Talleyn si “vrasëse të neveritshme, të egër, amorale, pa shpirt dhe egoiste”, ndërsa aktori Jeffrey Write ka thënë se ajo është një “kolonizuese e vetëshpallur”.

Ata në anën tjetër të çështjes, përfshirë Talleyn, i kanë pasur po ashtu argumentet e tyre. Ajo i ka thënë Daily Mail se gjuetia është diçka në të cilën beson dhe se sulmet në mediat sociale kanë qenë të këqija për faktin se ajo është grua.

“Nëse mediat digjitale e bëjnë më të lehtë shprehjen e zemërimit, kjo mund të intensifikojë përvojat pasuese të zemërimit”, ka shkruar së voni shkencëtarja e Universitetit Yale, Molly Crockett, në revistën shkencore Nature.

Ajo po ashtu ka paralajmëruar se dezinformimi i rregullt dhe “lajmet e egra” përmes medias sociale mund të formojnë emocione morale në atë mënyrë që ta bëjnë më të vështirë ndryshimin e shoqërisë për të mirë.

“Nëse lajmet e bëjnë vazhdimisht gjakun tuaj të vlojë, ju mund të mos keni energji për veprime që bëjnë dallimin, të tilla si vullnetarizmi, marshimi ose votimi”, ka thënë Crockett.

Problemi, në disa mënyra, po përkeqësohet dhe po çon në disa pasoja të papritura, ka thënë Guy Atchison, hulumtues i sjelljes në median sociale, pranë Kolegjit Mbretëror në Londër.

 

“Ju do të vini re se njerëzit po lodhen nga përdorimi i platformave në median sociale”, ka thënë Atchison për Radion Evropa e Lirë.

Disa studime psikologjike sugjerojnë se “efekti i mosndëshkimit online” – kur njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin online në një mënyrë që nuk do të silleshin po të flisnin ballë për ballë – i kontribuon zemërimit në median sociale.

“Kur ju nuk e shihni personin para jush, nuk mund t’i gjykoni emocionet e tij. Nuk mund të gjykoni tonin e zërit të tij. Nuk mund t’ia shihni shprehjet e fytyrës. Andaj, jeni më të prirë për t’i denoncuar, sulmuar dhe abuzuar në atë mënyrë që nuk do ta bënit personalisht”, ka thënë Atchison.

Sipas tij, platformat në median sociale përfitojnë nga zemërimi online, sepse postimet me përmbajtje zemërimi ka të ngjarë të marrin më shumë “pëlqime” (“likes”) dhe “shpërndarje” (“shares”).

“Për momentin, ato janë të ndërtuara në atë mënyrë që të përfitojnë nga turpërimi online publik. Sa më shumë klikime që marrin, aq më shumë përfitojnë”, ka thënë Atchison.

Hulumtuesit pajtohen se zemërimi në median sociale është bërë një problem serioz, por ka mospajtime të mëdha për mënyrën e zgjidhjes së çështjes.

WebRoots Democracy thotë se qeveritë, individët që përdorin internetin dhe firmat në median sociale ndajnë përgjegjësinë për luftën kundër abuzimit në internet.

Për Britaninë, instituti rekomandon krijimin e një zyre për rregullimin e medias sociale për të monitoruar se sa efektive janë kompanitë online në luftën kundër abuzimeve.

Por, Chowdhury, shefi ekzekutiv i organizatës, pranon se rritja e rregullimit shtetëror të medias sociale kërkon legjislacion të ri dhe se është kundërshtuar nga firmat e mediave sociale dhe avokatët e fjalës së lirë./rel

 

Aktualitet

Kupa e Amerikës/ Këto janë 4 çiftet çerekfinaliste, tani fillon spektakli i vërtetë

Publikuar

-

Me përfundimin e dy ndeshjeve të fundit të grupit C është përcaktuar edhe rruga që duhet të ndjekin skuadrat për të kapur finalen e madhe të “Copa America”, e cila edhe në këtë edicion do të diskutohet mes dy kombëtareve nga Amerika e Jugut pasi dy skaudrat aziatike që ishin të ftuara, Katari dhe Japonia u eliminuan që në grup.

Me barazimin në sfidën Ekuador-Japoni, u përcaktua edhe kundërshtari i Brazilit në çerekfinale që do të jetë Paraguai, në rast triumfi Seleçao do të sfidojë në gjysmëfinale fituesen e çiftit Venezuelë-Argjentinë, pra është e pamundur që në Copa America 2019-të të kemi një derbi mes Brazilit dhe Argjentinës.

Dy çerekfinalet e tjera do të jenë Kolumbi-Kili dhe Uruguai-Peru. 4 sfida çerekfinale aq të bukura sa edhe intriguese që pritet të dhurojnë emocione dhe spektakël të vërtetë!

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident i rëndë/ Plagosen tre të rinj

Publikuar

-

By

Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e tre të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit”.

Mësohet se një mjeti tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur tre të rinj të moshave 18, 29 dhe 22 vjeç.

“Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto/ Ja çfarë bëri Meta pas konferencës

Publikuar

-

By

Presidenti Ilir Meta, menjëherë pas deklaratës për mediat mëngjesin e sotëm, jashtë “syrit” të kamerave ka  hequr kravatën e xhaketën, dhe është ulur me gazetarët.

Meta sot reagoi në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për t’i hapur rrugën zgjedhjeve lokale më 30 qershor, për të cilin tha se nuk ka asnjë vlerë juridike dhe se i vetmi që mund të vendosi mbi datën e zgjedhjeve është Presidenti.

Meta theksoi se dekretin e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve mund ta gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Nga ana tjetër Partia socialiste dhe KQZ nuk e njohin dekretin e Metës dhe vijojnë fushatën elektorale, ndërsa këta të fundit Meta i ka quajtur ‘organizatë socialiste’./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending