Connect with Us

Sfida e kursimit të parave me nga një mijë lekë në ditë, si të mblidhni 700 mijë lekë brenda vitit

Life Style

Sfida e kursimit të parave me nga një mijë lekë në ditë, si të mblidhni 700 mijë lekë brenda vitit

Publikuar

-

Janari është shpesh një muaj i vështirë për të kursyer para dhe  shumë familje mundohen dëshpërimisht që të kompensojnë shpenzimet e festave të fundvitit.

Por në vend që të bëni premtime të mëdha që janë të vështira për t’u mbajtur, site-i i prindërve “Play Pennies” ka sfiduar lexuesit që të heqin, mënjanë vetëm 1 paund çdo ditë ose 1 mijë lekë të vjetra për në Shqipëri meqë studimi është kryer në Britani.

Ky trik i thjeshtë do t’u ndihmojë që deri Krishtlindjen tjetër të kurseni deri në 700 mijë lekë pa ndikuar aspak në shpenzimet tuaja të përditshme.

LEXO EDHE:  Foto/ Vetëm 1 % e njerëzve mund t’i shpëtojnë kësaj sfide për të qeshur

Skema e këtij kursimi funksionon duke hedhur në arkën e kursimit 1 mijë lekë të vjetra dhe duke i shtuar kësaj vlere çdo tre ditë nga 1 mijë lekë (gjithnjë të vjetra). Kjo do të thotë që ditën e tretë të kursimit do shtosh në arkë 3 mijë lekë, ndërsa ditën e katër 1 mijë, të pestën 2 mijë dhe të gjashtën prapë 3 mijë e kështu me radhë.

Kjo skemë do t’u ndihmojë që të kurseni rreth 700 mijë lekë brenda një viti, mjafton t’ia vini synim vetes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Bomba” amerikane lë pa fjalë 229 milionë ndjekësit e saj/ Fotot më “hot” të Kim Kardashian

Publikuar

-

Nga

Ajo është një nga femrat më seksi në botë. Bëhet fjalë për bombën amerikane, Kim Kardashian.

Kim ka çmendur të gjithë ndjekësit e saj teksa ka pozuar me bikini minimaliste.

41 vjeçarja ka treguar linjat e saj bombastike duke mahnitur me fizikun e saj 229 milionë ndjekësit e saj.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme me fotot më “hot” të “bombës” amerikane./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Si dy pika ujë”/ Sindi prezanton motrën e saj

Publikuar

-

Nga

Sindi Loci është një nga ish konkurrentet e Përputhen, e cila ka tërhequr shumë vëmendjen kur ishte pjesë e emisionit.

Ajo është përfshirë në shumë debate me konkurrentë të tjerë dhe në fund vendosi të dilte vetëm nga emisioni .

Pas daljes, Sindi është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh momente nga përditshëmria e saj.

Por së fundi ka vendosur të prezantojë me ndjekëist një person shumë të rëndësishëm për të, motrën e saj Flavia Loci.

LEXO EDHE:  Vasili  “shuplakë“ Ramës/ Po grabit miliona me koncesionet e kërkon para nga studentët

LEXO EDHE:  “Janë të dy fajtorë”/ Arben Imami nxjerr zbuluar Bashën dhe Ramën

Gjëja e parë që vihet re është ngjashmëria e madhe me Sindin, madje shumë prej ndjekësve e kanë ngatërruar me të.

“Për të gjithë ju që menduat se isha unë. E di, ngjajmë shumë po ajo është një ndër yjet e mi të bukur, Flavia Loci”, shkruan Sindi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Pas pritjes së “çmendur” në Shkodër/ Pogradecarët dynden për të takuar ish konkurrentët e Përputhen

Publikuar

-

Nga

Pas pritjes në Shkodër, destinacioni i radhës së Përputhen është Pogradeci.  Ish konkurrentët e Përputhen kanë ndaluar në Pogradec ku janë pritur nga dhjetëra njerëz.

Pranë fugonit ku ndodhen ish konkurrentët shihen shumë njerëz të cilët kërkojnë të takojnë dhe të fotografohen me ta.

Disa nga ish konkurrentët që i janë bashkuar tureve të realizuar deri më tani janë, Mevlan Shaba, Rinian Leka, Atdhe Xharavina, Jasmin Kadriu, Sara Malaj, Antonela Berisha.

LEXO EDHE:  Kontroll i paligjshëm në zyrë e banesa/ Mjeku Edvin Prifti kërkon t’i kthehen paratë e sekuestruara

LEXO EDHE:  Kontroll i paligjshëm në zyrë e banesa/ Mjeku Edvin Prifti kërkon t’i kthehen paratë e sekuestruara

Grupit i janë bashkangjitur dhe moderatorja Bora Zemanit, autorja e programit Olsa Muhameti dhe opinionisti Arjan Konomi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE