Connect with Us

Rreziku që i kanoset oqeaneve brenda 2050-s

Aktualitet

Rreziku që i kanoset oqeaneve brenda 2050-s

Publikuar

-

91% e mbeturinave të plastikës të prodhuara deri në vitin 2015 nuk janë ricikluar. Ky është rezultati i analizës së parë botërore mbi fenomenin e rëndë që ndodh në të gjithë planetin tonë prej dekadash tashmë. Prodhimi industrial në masë i plastikës është rritur ndjeshëm duke numëruar 8.3 miliardë tonelata, pjesa më e madhe e të cilave, të kategorisë me një përdorim.

Kërkuesit që kanë realizuar studimet shprehen tej mase të shqetësuar përballë këtyre shifrave, të cilat do të degradojnë pas 400 vjetësh. Ndërkohë që theksohet se në 60 vitet e fundit vetëm 12 % e plastikës së prodhuar është djegur dhe ritmet janë të ngadalta në pastrimin e saj.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Hoti/ Në shtator rritet rreziku nga infektimi me koronavirus

Nëse vijohet me këto ritme atëherë gjysma e oqeaneve do të jenë prej plastike brenda 2050, pasi parashikohen të arrijnë në kuotën e 12 miliardë tonelatave, duke kërcënuar jetën e gjallesave detare dhe zogjtë.

Ekspertët hedhin alarmin dhe theksojnë se duhen politika efikase dhe masa të menjëhershme për të reduktuar në mënyrë domethënëse përdorimin e plastikës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vonesa e Ramës/ Deputeti nuk i kursen batutat: Ka futur tavën në furrë, ishalla nuk i digjet

Publikuar

-

Nga

Mungesa e kryeministrit Rama në seancën plenare, vec përplasjeve ka sjëllë dhe batuta në Kuvend.

Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi u shpreh se Rama ka futur tavën në furrë, ndaj po vonohet.



“Ne dëgjuam përralla me mbret nga kryeministri. Asnjë nuk bëri për të qeshur, ne brenda rregullores nuk kemi të drejtën për të bërë mbledhje. Me aeroplan do ikim tek selia e PD se nuk është bërë linja hekurudhore. Zoti kryeministër ka futur tavën në furrë, ishalla nuk i digjet themi ne nga Lushnja”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po gënjeni shqiptarët” / Deputeti i opozitës sulmon Ramën dhe Nikollën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj ka kërkuar përgjigjen nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pse kryeministri Rama nuk është ende prezent pasi njoftoi se do të ishte në parlament në orën 17:00.

Përveç kësaj, Rushaj është shprehur se kryeministri po tallet me zgjedhësit e tij, dhe se Nikolla po pranon të thotë gënjeshtra në emër të tij.

Mirë që gënjen të gjithë shqiptarët, po ju gënjen edhe juve zonja kryetare?



LEXO EDHE:  Ekosistemi në rrezik/ Njeriu shkatërrues i një milion specieve

LEXO EDHE:  Studimi italian: 5 javë pas vaksinimit rastet u ulën me 80%

Këtu shoh kryeministrin që tallet me zgjedhësin e tij, shoh kryetaren e Kuvendit që pranon që në emër të kryeminsitrit të thotë gënjeshtra.

Do të ishte e udhës, të përgjigjeshit pse nuk erdhi në orën 5. Nuk është fjala për Edi Ramën, është fjala se nëpërmjet gojës së kryetares ka njoftuar se në orën 17:00 do të vijë përballë të ballafaqohet me diskutimet për programin”, ka thënë Rushaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet strategjia e Bashës për të hequr vëmendjen nga takimi i Berishës

Publikuar

-

Nga

Vijon prej mëngjesit seanca maratonë në Kuvend. Opozita me Bashën në krye, e kanë ndërprerë disa herë tashmë me justifikimin se duan Ramën në Kuvend.

Siduket Lulzim Basha po e shtyn seancën që të flasë gjatë kohës që do jetë live aktiviteti i Berishës, i cili nis në orën 18:00.

Basha po përpiqet të justifikohet dhe atij po i shërben edhe kryeministri Edi Rama me mungesën e prencës së tij.

LEXO EDHE:  Studimi italian: 5 javë pas vaksinimit rastet u ulën me 80%

LEXO EDHE:  “Rrezik i madh”/ Ekspertët japin alarmin për maskat, duhen 450 vjet që të dekompozohen



Megjithëse kryeparlamentarja Nikolla njoftoi se ai do mbërrinte  në Kuvend rreth orës 17:00, tashmë kanë kaluar më shumë se 40 minuta, dhe Basha ende nuk ka folur.

Siduket Luli po shpreson të ndajë mediat dhe ekranet në 2, gjatë fjalës së tij për të hequr vëmendjen nga takimi i ish kryeministit Sali Berisha me strukturat e PD në Tiranë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE