LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama e kishte vënë në dijeni për lëvizjet?/ Përgjigjet Elisa Spiropali

29 Dhjetor 2018, 11:23, Aktualitet CNA
Rama e kishte vënë në dijeni për lëvizjet?/

Ish-mjaftistja që dikur protestonte kundër Gramoz Ruçit, Bashkim Finos etj, tashmë do të jetë pjesë e kabinetit qeverisë së Ramës.

Kryeministri, dje gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, krahas ndryshimeve të tjera në qeveri, tha se Elisa Spiropali do të emërohet si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin ?JAVA? në RTSH, ka thënë se emërimi i saj ka qenë totalisht surprizë, pasi nuk ishte në dijeni për lëvizjen e kryeministrit.

Sa i takon përzgjedhjes së ministrave gjatë ditës së djeshme, Spiropali u shpreh se Rama është konsultuar paraprakisht, por vendimi ka qenë plotësisht i tij.

E dinit në mëngjes çfarë do të ndodhte me qeverinë?

?Nuk e dija as unë, as persona të tjerë besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit, pasi është konsultuar me shumë, por emrat i vendosi Rama.

Kur ju më telefonuat unë isha në makinë duke shkuar në Asamble, nuk e kisha këtë dijeni? u përgjigj Spiropali.

Lajmet e fundit nga