Connect with Us

Çfarë fshihet në shtëpinë e Lulzim Bashës?

Aktualitet

Çfarë fshihet në shtëpinë e Lulzim Bashës?

Publikuar

-

kreu i PD lulzim basha

Prej disa ditësh, kryetari i PD, Lulzim Basha është vënë në qendër të akuzave nga mediat, në lidhje me banesën e tij, pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit “Qemal Stafa”. Sipas gazetës “Shqiptarja.com”, kreu i PD-së ka bërë plot 4 dhoma shtesë pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

Nga ana tjetër, në një kohë kur kreu i PD-së e cilëson si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, Basha nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së të Bashkisë së Tiranës që të bëjnë detyrën e tyre që u ngarkon ligji për të bërë verifikimet përkatëse për shtesën pa leje në kullën Nr.1. Gjë e cila ngre jo pak dyshime se ai ka diçka për të fshehur.

Të gjendur në këto kushte, punonjësit e IMT-së i kanë dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare, ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.

Por, Lulzim Basha trumbeton fort çdo ditë në media se ai është ndryshe, pretendon se ka një kulturë perëndimore dhe se ka formim perëndimor. Por, kur ka formim perëndimor pse pse badigardi i Lulit pengoi inspektorët shtetërorë që të shikonin ambjentet.

LEXO EDHE:  Zjarri në Shkodër/ Përfshihen nga flakët 3 banesa

Kur ka kulturë dhe formim perëndimor, pse Basha nuk sillet si perëndimor?

Pse nuk tregohet i hapur, të thotë ja urdhëroni, kjo është shtëpia ime, apo mos ndodhta aty fshihet diçka tjetër?

Mos ndoshta tek pasuria e Bashës fshihet edhe diçka tjetër?  Çfarë fsheh apo nga çfarë ka frikë Lulzim Basha?

Nëse është i pastër,  i ndershëm dhe nuk ka probleme, pse nuk ua hap derën inspektorëve Lulzim Basha?

Nëse Lulzim Basha është politikani perëndimor apo i ndershëm, sikurse ai pretendon, apo nuk ka probleme me pasurinë,  duhet të lejonte inspektorët të bëjnë punën e tyre.

Çfarë fsheh ajo shtëpi brenda përtej një sipërfaqeje apo një kati të tërë që mund të jenë në pronësi të Lulit, dhe gjysma në emër të tij dhe gjysma në emër të dikujt tjetër ndoshta?

Një njeri që pretendon që nesër të jetë kryeministër, që pretendon se është politikan me formim perëndimor dhe thotë që ai do jetë ndryshe nga Edi Rama, pse sillet njëlloj si ai?

Pse nuk e hap derën për zyrtarët e shtetit, që të shikojnë se çfarë ka brenda dhe të matin sipërfaqen dhe nëse ka ndërtim pa leje ta prishin atë ndërtim pa leje?

Ka shumë pse në këtë rast që mund t’i drejtohen dhe nëse do të tregojë kulturë perëndimore, Lulzim Basha minimumi duhet të përgjigjet për këto pyetje dhe të lërë inspektorët të bëjnë punën e tyre./ CNA.al

Dokumenti-Zbulohet mashtrimi i Bashës/ Ja hipoteka që depozitoi për lejen e apartamentit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE