LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

15 vite pa investime/ Banorët e Elbasanit thirrje publike

29 Dhjetor 2018, 17:31, Aktualitet CNA
15 vite pa investime/ Banorët e Elbasanit thirrje publike

Lagja Skënderbej në qytetin e Elbasanit është shumë problematike dhe pavarësisht kërkesave të shumta nga ana e banorëve, në të nuk është investuar kurrë.

Nodnëse nga Bashkia e Elbasanit janë bërë disa investime në infrastrukturë, kjo lagje e cila ndodhet jo më shumë se një kilometër larg qendrës së qytetit, vijon të mbetet në gjendje të mjerueshme.

Ndërkohë banorët shprehen për report tv se rrugët janë të shkatërruar dhe lënë për të dëshiruar, mungojnë trotuarë. Ata gjithashtu shtojnë se mungesa e infrastrukturës rrezikon dhe jetën e fëmijve që shkojnë cdo ditë në shkollë.

?Kemi 15 vite që s?është vënë dorë këtu. Makinat dëmtohen, njerëzit gjithashtu. Edhe më keq po bëhet. Ka shumë vite që s?është investuar. Trotuarët s?janë funksionalë.?-u shpreh një nga banorët.

Bëhet me dije se në këtë lagje jetojnë afro 10 mijë banorë dhe është e populluar nga shtetas shqiptarë të Kosovës gjatë agresionit serb. Lagja Skënderbej ndryshe njihet me emrin njihet ?Fusha e Mbretit?, kjo pasi është shumë pjellore për shkak të tokave, të cilat janë të mbjella me agrume e fruta të tjerë./CNA.al

Lajmet e fundit nga