LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Revoltohet studenti: Shqipëria nuk është shalqi me provë

28 Dhjetor 2018, 16:53, Aktualitet CNA
Revoltohet studenti: Shqipëria nuk është shalqi me provë

Po zhvillohet para ambienteve të Kryeministrisë protesta e emigrantëve të Diasporës, së cilës i janë bashkuar studentët, por edhe banorët e Unazës së Re.

Një student gjatë fjalës së tij, teksa ka thënë se i vetëm i duhet të rrisë dy motrat e tij e të paguaj 2 milionë lekë shkollën, ka theksuar se ?Shqipëria nuk është shalqi me provë?.

Këtë deklaratë të tij studenti e lidhi me faktin e ndryshimit të kabinetit qeveritar nga kryeministri Edi Rama, ditën e sotme gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste./ CNA.al

Lajmet e fundit nga