LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare/ Zbardhet axhenda

28 Dhjetor 2018, 07:51, Aktualitet CNA
PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare/ Zbardhet axhenda

Sot në orën 10:00, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, një mbledhje kjo jashtë radhe.

Mësohet se takimi do të nisë me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe në axhendë janë parashikuar edhe 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së në bazë përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Në axhendë është parashikuar riformatimi i strukturave organizative vendore socialiste, si dhe pritet të miratohet krijimi i regjistrit dixhital të PS, krijimi dhe funksionimi i shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, thirrja e kongresit të PS në datën 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS.

Kujtojmë këtu se PS, ditën e hënë mblodhi kryesinë, Të ku u diskutua protesta studentore dhe shkaqet që e sollën atë, roli i FRESSH ndaj të cilëve kryeministri nuk kurseu as kritikat etj. Ndërsa sa i takon ndryshimeve në qeveri, të lakuar jo pak nga media dhe opinionistë, Rama tha se nuk do ta thotë fjalën e fundit, të parën.

Lajmet e fundit nga