LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e diasporës/ Berisha bën thirrjen e rëndësishme

28 Dhjetor 2018, 11:26, Aktualitet CNA
Protesta e diasporës/ Berisha bën thirrjen e rëndësishme

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka njoftuar se sot në orën 17:00 do zhvillohet një protestë historike.

Në shkrimin e tij, Berisha thekson është hera e parë që diaspora proteston kundër lidhjeve të pushtetit me krimin e drogës, pra sipas tij është hera e parë që protestohet ndaj kreut të meduzës, emër me të cilin ish-kryeministri quan kryeministrin Edi Rama.

?Diaspora shqiptare sot ne ora 17:00, ne nje proteste historike para Kryeministrise, kunder kakistokracise!

Miq, per here te pare ne histori diaspora shqiptare proteston sot kunder lidhjeve te pushtetit me krimin, drogen, korrupsionin, pra rregjimit te kakistokracise te kreut te meduzes Edvin Kristaq Rama.?-shkruan ai.

Në fund të postimit të tij ish-kreu i PD u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen me protestën e diasporës.

?Ju bej thirrje shqiptareve te bashkohen me protesten historike te vellezerve tane qe kane ardhur nga mijra km larg ne mbeshtetje vendit dhe kombit te tyre!?-mbyllet shkrimi i Berishës në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga