LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrat e rinj pa emër publik/ Rama mund t’i komandojë më lehtë

28 Dhjetor 2018, 21:46, Aktualitet CNA
Ministrat e rinj pa emër publik/ Rama mund t’i komandojë më

Afrim Krasniqi dhe Roland Lami nga studio e televizionit  A2 komentuan  vendimet e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar pjesën më të madhe të Qeverisë.

Sipas Krasniqit, ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama janë produkt i emocionit e protestave dhe jo i analizës së punës së tyre.

?Rama kishte paralajmëruar që ndryshimet në Qeveri do të kryheshin pas një analize të kontributit të çdonjërit, por këto ndryshime nuk janë produkt i analizës por i emocionit dhe i presionit të protestave dhe skandaleve që kanë përfshirë ekzekutivin.As kriteri i konsumimit, nuk vlen, kur shohim që zonja Qato kishte vetëm një vit në mandat.?,-u shpreh Krasniqi.

Ndërsa Lami e vuri theksin e fjalës së tij tek profilet e ministrave të rinj, sipas të cilit disa prej tyre janë profile teknike dhe jo të njohur për publikun

?Duke u përqendruar te profilet e ministrave të rinj, ata janë profile teknike, por nuk kane një emër publik, nuk i thonë asgjë opinionit publik dhe mund të kontrollohen më mirë në vendimmarrje., në këtë aspekt nuk ka asnjë ndryshim ne qasjen e kryeministrit.?,-tha Lami

Sipas analistit Krasniqi, kreu i qeverisë nuk merr parasysh CV-në e kandidatëve.

?Problemi i madh i Ramës është që politikën e sheh me simbole, nuk merr parasysh CV-në e kandidateve. Ministri i jashtëm nuk kishte as fotografinë në faqen e Ministrisë së Jashtme kur ishte zëvendësministër. Ramës i intereson lajmi që për herë të parë ka një ministër të jashtëm kosovar, kancelaritë ndërkombëtare kanë patur kërkesë këto minuta të shohin CV-të e kandidatit për të kuptuar çfarë përfaqëson?, përfundoi Krasniqi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga