Connect with Us

Meta vlerëson figura të shquara të klubit korçar, “Skënderbeu”

Aktualitet

Meta vlerëson figura të shquara të klubit korçar, “Skënderbeu”

Publikuar

-

Në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, figura të shquara të klubit “Skënderbeu” në futboll e disiplina të tjera, njëherazi personalitete të sportit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Presidenti Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: atleten e shquar dhe kampionen e Europës, Pavlina Evro, futbollistin Teodor Vaso, atletin dhe trajnerin e paharruar Piro Kasati (pas vdekjes) dhe mbrojtësin Koço Dinella.

Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” Presidenti i Republikës çmoi (pas vdekjes) basketbollistet Zamira Koleci, e Tamara Nikolla dhe futbollistin Dhimitër Xhambazi.

Në fjalën e tij Presidenti Meta u shpreh: “Është kënaqësi e rrallë të jem në këtë qytet, në Korçën e dashurisë e të arsimit, por është edhe vështirë për të qenë në Korçën e sportit sepse do të na duheshin ditë e netë të tëra për
të bërë nderimin e duhur të të gjithë atyre sportistëve të ‘Skënderbeut’ që kanë nderuar Korçën dhe mbarë Shqipërinë.

Është vërtetë një detyrim, që në këtë Vit Mbarëkombëtar në nder të Heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, të nderojmë disa nga figurat e shquara të këtij qyteti, të klubit që mban emrin e Skënderbeut me shumë dinjitet për shkak të arritjeve dhe kontributeve të dhëna në rritjen e identitetit dhe imazhit tonë kombëtar.

Dua të shpreh simpatinë dhe do të përulem me nderimin më të madh jo vetëm për këta sportistë që kemi zgjedhur të vlerësojmë, por edhe për gjithë të tjerët që janë vlerësuar si dhe ata që do të vlerësohen në të ardhmen.

Homazhin e parë e kam për Teli Samsurin, atë futbollist të madh të Korçës, të ‘Skënderbeut’ të asaj kohe e të gjithë Shqipërisë, i cili ka lënë gjurmë të pashlyera me kontributin e tij, jo vetëm në sport, por duke dhënë edhe jetën në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, duke dhënë shembullin e atdhedashurisë e duke bërë sakrificën më sublime.

Po kështu dëshiroj të shpreh nderimin më të lartë edhe për ata sportistë, të cilët kemi pasur mundësinë t’i ndjekim që fëmijë si Jani Kaçin që mbronte e zbukuronte portën e ‘Skënderbeut’ e të Kombëtares sonë. Por edhe për Jorgjeta Ciricin, Eno Dunin, për Berti Damon, Adriatik Metën, Lindita Shehun, Tomi Stefanllarin, për trainerin Aleko Pilika, Alma Qeramixhi, Dhimitraq Dembon, Miladin Kërçiçin e shumë e shumë të tjerë e deri te brezi më i fundit me Bledi Shkëmbin me shokë.

‘Lumja ti moj Korçë lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule, ta paçim përjetë hua!’ – këto vargje të jashtëzakonshme do t’i aktualizoja në fushën e sportit dhe sidomos të futbollit. E do t’ia dedikoja atij që edhe pse ishte i dëmtuar për 70 minuta, qëndroi si hero i vërtetë në atë ndeshje që nuk mund të harrohet kurrë, edhe pse ka ndodhur 51 vite më parë: Teodor Vason. Në të vetmen ndeshje ku kemi dalë barazim me Gjermaninë në 14 ndeshje që kemi bërë gjithsej.

Por jo vetëm për të, edhe për një shokun e tij të skuadrës, një korçar tjetër, i cili vendosi një rekord në moshën 20-vjeçare duke ruajtur të paprekur rrjetën e Shqipërisë me nënkampionët e botës. Mendoj se kjo gjeneratë meriton edhe një respekt më të thellë, sepse në ato vite të errëta e në një vend të harruar e riktheu në vëmendjen e Europës përmes futbollit, e në radhë të parë përmes talentit e pasionit të këtyre sportistëve të jashtëzkonshëm.

LEXO EDHE:  “Lufta” Qeveri-Presidencë/ Meta i kthen Kuvendit ndryshimet në Kodin Penal

Kam kënaqësinë si President i Republikës që të vlerësoj Dhimitër Xhambazin, këtë figurë të shquar të futbollit të Korçës e të mbarë Shqipërisë, njërin prej golashënuesve më të mirë të kampionateve tona kombëtare. Jo vetëm një futbollist shumë i talentuar dhe një golashënues i frikshëm, kuptohet për kundërshtarët, por njëkohësisht edhe një trainer, edukator, intelektual dhe qytetar shumë i nderuar.

Jemi këtu të kujtojmë të paharruarin Piro Kasatin, trainerin e madh të atleteve korçare, të njohura e të afirmuara në shumë veprimtari kombëtare e sidomos ndërkombëtare, që kulmojnë me arritjet e mbretëreshës sonë të atlektikës, Pavlina Evro. E falënderoj shumë Pavlinën që është këtu me ne dhe jemi shumë krenarë për arritjet e saj! Nuk e di se sa duhet të presim që të shohim arritje të tilla në atletikë në vendin tonë.

Një tjetër emër i madh, një tjetër emblemë e paharruar e sportit korçar por edhe e volejbollit shqiptar mbetet Tamara Nikolla që është gdhendur fort në kujtesën sportdashëse të këtij qyteti dhe jo vetëm të Korçës.

Po kështu ne me të drejtë krenoheni me Zamira Kolecin, një basketbolliste e aftë, një lojtare e rrallë dhe e papërsëritshme, një figurë e dashur dhe e nderuar.”

“Shembulli i veprimtarisë dhe karrierës së suksesshme të këtyre sportistëve ka qenë dhe mbetet një burim i madh frymëzimi, sidomos për të rinjtë e sotëm, se sporti jo vetëm iu zhvillon, iu jep vetëbesim, iu ofron mundësi të shpalosin talentin e tyre, por edhe iu jep siguri në jetë dhe besim, se falë punës së palodhur dhe përkushtimit, gjithçka është e mundur.

Duke përfituar nga kjo ceremoni, dëshiroj të theksoj se sporti është një fushë që meriton një vëmendje të madhe nga të gjithë ne, në mënyrë që ai të bëhet gjithnjë e më masiv, sidomos që të nxisim të rinjtë, e veçanërisht fëmijët për të zhvilluar sa më shumë aktivitete për të pasur e për të ruajtur shëndetin e tyre. Sidomos sot kur kërcënohen vazhdimisht nga vese mjaft të dëmshme.

Sporti është një aktivitet i madh shoqëror, që na bashkon zemrat, mendjet dhe padyshim, rezultatet e historia e suksesshme e sportistëve tanë na bën të ndihemi krenarë, duke pasu në konsideratë se ata gjithmonë kanë qenë dhe mund të jenë edhe në të ardhmen ambasadorët dhe përfaqësuesit më të mirë të Shqipërisë në botë.

Titujt që akordojmë sonte këtyre personaliteteve të sportit të Korçës e të “Skënderbeut”, janë një vlerësim i punës, sakrificave, rezultateve, respektit, miqësisë, thjeshtësisë dhe korrektësisë, që ka karakterizuar të gjithë këta sportistë, që janë një pasqyrë reflektimi e frymëzimi për të gjithë sportistët tanë, sidomos për të ardhmen.

Sidomos për brezin e ri, jo vetëm vajzat dhe djemtë korçarë, por të mbarë vendit, në mënyrë që t’i përkushtohen më shumë sportit, të kenë më tepër besim te vetja, që të guxojnë të arrijnë rezultate më të suksesshme.

Edhe njëherë mirënjohje pa fund të gjitha këtyre legjendave të ‘Skënderbeut’ e të sportit tonë kombëtar! Le të shërbejnë këto legjenda për t’u dhënë besimin e duhur fëmijëve dhe të rinjve në rrugën e sportit e në rrugën e suksesit në jetë!” – theksoi Presidenti Meta.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm deputetë të qarkut Korçë, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo, autoritete vendore, figura dhe personalitete të sportit e të kulturës, si dhe kryetarja e Bashkisë së Bitolës (Manastirit) Natasha Petrovska, Ambasadori i Maqedonisë Dancho Markovski dhe shumë qytetarë. 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Anullimi i zgjedhjeve/ Meta gati dekretin me datën e re

LEXO EDHE:  Balla ironizon Metën/ Unë nuk flas për "BesëLiken", parlamentit i vjen anash

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Meta bën thirrje për dialog dhe bashkëpunim/ Çfarë na mësoi tërmeti tragjik

LEXO EDHE:  Refuzoi Lleshin/ Rama çon Metën në Kushtetuese

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: