LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediat e huaja raportojnë shkarkimet/ Studentët “tronditën” qeverinë

28 Dhjetor 2018, 18:37, Aktualitet CNA
Mediat e huaja raportojnë shkarkimet/ Studentët

Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar shkarkimin e tetë ministrave nga kryeministri Edi Rama, si një veprim i nxitur nga studentët.

Agjencia italiane e lajmeve ?ANSA? raporton se largimi i ministrave erdhi si pasojë e protestave të studentëve, pavarësisht se kërkesat e tyre ishin më shumë të natyrës ekonomike.

Ndërkohë, ?Balkaninsight? shkruan se Rama ka shkarkuar gjysmën e kabinetit qeveritar pas protestave të studentëve në rrugët e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Kjo ngjarje është raportuar edhe prestigjozes ?The Associated Press?, e cila ë vë theksin e lajmit të saj të fakti se kreu i qeverisë shkarkoi kabinetin pas protestave të studentëve, për të treguar se ai është në krahun e të rinjëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga