LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ke ende dyshime? Të themi disa arsye të vlefshme, për të lënë punën dhe për të filluar udhëtimet

28 Dhjetor 2018, 22:05, Aktualitet CNA
Ke ende dyshime? Të themi disa arsye të vlefshme, për të

Largon stresin

Një studim ka treguar se udhëtimet mund të ndihmojnë në menaxhimin e stresit, ankthit dhe emocioneve të forta. Në fjalë të tjera kjo është një arsye e mirë pse duhet lënë çdo gjë pas për  disa javë pushime.

Përmirëson kreativitetin

Nëse ke një bllokim mendor, thjesht dil nga qyteti për disa kohë. Do të gjesh frymëzimin e humbur si dhe çdo gjë që të mungon.Studimet tregojnë se ekziston një lidhje mes udhëtimeve dhe zhvillimit të kreativitetit. Kjo ndodh sepse duke udhëtuar njeriu mund të hapë mendjen kah kulturave të reja.

Të bën një njeri më të mirë

Po, udhëtimet të bëjnë më empatik dhe më të hapur mendërisht. Ato të ofrojnë një panoramë më të gjerë të botës në tërësi si dhe kuptim më të plotë të kulturave dhe traditave. Sipas një sondazhi, personat e pyetur janë shprehur se udhëtimet i kanë bërë që të kenë më shumë besim tek të tjerët, si dhe i kanë përmirësuar sistemet e vlerave./Cna.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga