Connect with Us

Emigrantja shuplakë klasës politike/ PD, PS, LSI po dëbojnë shqiptarët

Aktualitet

Emigrantja shuplakë klasës politike/ PD, PS, LSI po dëbojnë shqiptarët

Publikuar

-

Një nga emigrantët që është duke protestuar para Kryeministrisë ka kërkuar që të ndryshojnë klasat politike, pasi këto parti janë duke i përzënë shqiptarët nga vendi.

“Ç’është kjo politikë që po na përzë, kjo është një politikë e ndyrë antishqiptare përçarëse jo po PD, jo po PS, jo po LSI.

Jeni shqiptarë në radhë të parë, pse kaq të babëzitur. Habitesh kur sheh këtë varfëri, sheh njerëz që kërkojnë në kazanët e mbeturinave”,-tha qytetarja.

Më tej ajo komentoi emërimin e deputetit Erion Braçe në postin e zëvendës kryeministrit, duke pyetur se si ka mundësi që një person, i cili duhet të ishte pas hekurave merr një pozicion të tillë dhe intelektualët e vërtetë rrinë në hije.

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja e Bashës me Kryesinë dhe ish-grupin/ Çfarë u vendos për protestat

“Nuk bëhet ky vend me injorantë, bëhet me intelektualë. Jo vetëm militantët. Ai zgjedh tani zv/kryeministër Erion Braçen, kur para disa vitesh në kohën e armëve kimike, Erion Braçe ishte dezinformacion për popullin, se thoshte se nuk janë armë. Po ai hyn në pushtet e bëhet zv/kryeministër”,-tha emigrantja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kreu i PD, përgjegjës për situatën e opozitës”/ Lubonja: Basha nuk njeh vetveten

Publikuar

-

Nga

“Kreu i PD, përgjegjës për situatën e opozitës”/ Lubonja: Basha nuk njeh vetveten

Analisiti Fatos Lubonja ka disa kritika për PD, duke thënë se duhet të njohë vetveten dhe armikun që ka përballë.

Për analistin, tashmë PD nuk ka kundërshtar vetëm qeverinë, por edhe SHBA-të.

Nga studio e Neës 24, Lubonja ka theksuar se përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet PD, është Lulzim Basha.

“Rregulli numër 1 i politikës është njih vetveten, çfarë përfaqëson, vizionin, dëshirat.

Rregulli numër 2, një kundërshtari ose armiku. Në vendin tonë është e ngatërruar, janë mes kundërshtarit ose armikut. Pra njih armikun. Në të dyja rastet, e shoh PD që ka probleme të mëdha, nuk njeh vetveten, kë s’përfaqëson. E shoh me ambiguitete të mëdha. E dyta, edhe sa i përket kundërshtarit apo armikut, është regjim, s’është regjim, fitohet apo jo me zgjedhje. Nuk ka qartësuar problemet. Basha është përgjegjësi kryesor që ka këto paqartësira. Nuk njeh vetveten. S’them që s’do të vijë në pushtet, dhe kundërshtarin herë e bën se mund të hysh, herë thotë Rama-Dashi-Rakipi, pastaj Rama-Doshi. Çfarë raporti ke me oligarkët? Janë shumë mjete që PD i ka të paqarta.

LEXO EDHE:  Video/Denoncimi, policia tërheq zvarrë 70 vjeçarin

LEXO EDHE:  Përplasjet tek Prefektura e Tiranës/ PD: Qeveria po u grabit dyqanet pronarëve të ligjshëm

Qëndrimin me SHBA, ambasdën, për Berishën. Ky është kundërshtar dhe armik. Kundërshtar them një lojë e barabartë, ke arbitër. Po e përdor si armik, kur ai përdor mjete mbi rregullat e lojës. Kur ai bën shantazhe, diversione, të vjedh vota me kriminelë. Gjithë këto janë armikë.”-tha Lubonja.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në ish-bllok/ Truproja i Elvana Gjatës fiton lirinë

Publikuar

-

Nga

Ish-komandoja Meviol Bilo u cilësua fajtor nga gjykata e Tiranës për plagosjen e rëndë të Elio alias Esmerald Hatos, në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, si dhe u plagos Ervis Martinaj. Ai u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënua me 7 vite burgim, shkruan BË.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim iu reduktua në 4 vite e tetë muaj. Por ish komandoja nuk do të shkojë në burg, pasi dënimi iu konvertua ne 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte gjykatën se Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta.

Me këtë argument, se ai kishte reaguar për shkak të nevojës ekstreme, gjykatësi paraprak i pushoi ish ushtarakut akuzën e vrasjes së Fabian Gaxhës. Nga ky moment, Bilo mund të dalë në liri, përderisa është shuar edhe masa e sigurisë për të. Ai jetoi në arrati që nga mbrëmja e ngjarjes së rëndë.

LEXO EDHE:  Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare/ PD kërkon hetim për investimet në shesh

LEXO EDHE:  Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare/ PD kërkon hetim për investimet në shesh

Ndërkohë, biznesmeni Ervin Mata dhe miqtë e tij Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, të cilët u mbrojtën në proces nga mbrojtësit Bengasi dhe Elton Hyseni, u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj burgim që zbret në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit dhe urdhëroi Matën, Allushin dhe Boshnjakun të kryejnë secili nga 100 orë punë në interes publik. Me shërbim prove u dënua edhe Geldo Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Jakat e bardha” mundin SPAK-un?/ Arben Kraja, peng i aferës më të madhe korruptive

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e cila drejtohet nga Arben Kraja u formua me 19 Dhjetor 2019.

Pritshmëritë e qytetarëve përballë SPAK-ut ishin të mëdha. Por, kur ka kaluar rreth një vit e gjysëm nga krijimi, SPAK nuk është përmendur për ndonjë dosje hetimore, ku objekt janë zyrtarë të lartë si nga politika dhe drejtësia.

SPAK deri më tani ka vijuar në gjurmët e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, me dosjet që kanë nisur hetimet para formimit të SPAK.

Por, pas formimit të tij nuk ka dalë në dritë ndonjë hetim për korrupsion të lartë, të paktën zyrtarisht.

Gjatë kësaj periudhe, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë vënë nën hetim vetëm dy kryetarë bashkie,  anëtarin e KPA-së, Luan Dacin dhe Ylli Ndroqin.

Ndërsa hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilin SPAK e trumbeton si sukses të tij, kanë nisur që në kohën kur funksiononte Prokuroria për Krime të Rënda.

Janë të shumta aferat korruptive, ndërmjet tyre ajo e inceneratorëve,  që duhej të ishte hetuar me urgjencë. Por, SPAK, duket se ka zgjedhur t’i bëjë karshillëk aferës korruptive më të madhe të inceneratorëve.

CNA.al ka sjellë herë pas herë fakte të dokumentuara që do t’i mjaftonin SPAK-ut, jo vetëm për të nisur hetimet por edhe për t’i përfunduar.

Vitin e kaluar Arben Kraja doli në media, ku deklaroi se kanë nisur hetimet për aferën më të madhe korruptive atë të inceneratorëve,  pas padive të bëra nga Nisma Thurje, nga Partia Demokratike, por edhe në mediat investigative, përfshirë dhe CNA.al.

“Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet. Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi”, ka  thënë Kraja për Euroneës Albania, në Tetor të vitit 2020.

LEXO EDHE:  Plani i Ramës për “shfarosjen” e LSI -së/ Kush pritet të arrestohet pas Dashamir Xhikës?

LEXO EDHE:  Basha heq nga lista e Vlorës biznesmenin Agron Shehaj/ Rikthen Bujar Leskajn

Por, që prej atëherë, nuk është dëgjuar më për aferën korruptive me vlerë 400 milion euro.

Çfarë ndodhi me këto hetime?  Pse Arben Kraja hesht sot? Apo Arben Kraja u ble, nëse po nga kush?

Në një kohë kur nuk mungojnë faktet, indiciet të çojnë në dyshime se Kraja po përdor institucionin e SPAK-ut për interesa të caktuara, derisa nuk zbardh aferat e rënda korruptive.

Është e  provuar me fakte dhe dokumente afera korruptive e inceneratorëve . (Lexo këtu)

Vetëm Arben Kraja nuk i sheh dot apo bën sikur nuk i sheh se si zhvaten taksat e shqiptarëve për interesa të caktuara një grupi personash të lidhur me Qeverinë.

Një skemë e qartë e disa bizneseve që marrin para nga qeveria dhe më pas krijojnë ortakëri me mediat, apo drejtuesit e tyre./CNA.a

 

Afera korruptive e shekullit/ Kur do zgjohet SPAK për inceneratorët?

Zbulohen dokumentet që “fundosin” Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

LEXO TE PLOTE