LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do t’ia shohim muskujt live! Aktori i Hollivudit vjen në Shqipëri në 2019-n

28 Dhjetor 2018, 09:40, Aktualitet CNA
Do t’ia shohim muskujt live! Aktori i Hollivudit vjen në

Më në fund do të kemi mundësinë që t?ia shohim live muskujt e shumëpërfolur.

Aktori i njohur i Hollivudit, Arnold Schwarzenegger do të vijë në Shqipëri në vitin 2019.

Lajmin e ka dhënë për ?IN Tv?, bodybuilder-ja shqiptare Holta Pilz, e cila tregon më shumë rreth vizitës së aktorit në vendin tonë.

?Unë do të sjell Arnoldin në Shqipëri dhe kam komunikuar edhe me bashkinë e ministrinë?, u shpreh Pilz.

Sipas kampiones shqiptare, Schwarzenegger do të vijë në vitin 2019, pasi tani ai po merret me zgjedhjet për guvernator në Teksas, SHBA.

Edhe pse tani është 71 vjeç, aktori ka një trup të tonifikuar dhe mbetet një ndër figurat relike të Hollivudit, aq i preferuar edhe nga shqiptarët.

Pas Jean Claude Van Damme, që erdhi në Shqipëri për të xhiruar disa pjesë të filmit ?Fighting For Love?, tashmë një tjetë figurë e njohur e filmave aksion do të njihet me vendin tonë.

Lajmet e fundit nga