LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA.al e paralajmëroi/ E premte e “zezë” për qeverinë

28 Dhjetor 2018, 12:14, Aktualitet CNA
CNA.al e paralajmëroi/ E premte e “zezë” për

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur sot para Asamblesë Kombëtare ndryshime të rëndësishme në kabinetin e tij. Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministër, shefi i ri i diplomacisë do të jetë Genti Caka, ministër i Financave dhe Ekonomisë do të jetë Anila Denaj, ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës do të jetë Belinda Balluku, ministër i Bujqësisë do jetë Blendi Çuçi, ministër i Arsimit dhe Sporteve, Besa Shahini, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ministër i  Shtetit për Sipërmarrjen, Eduard Shalësi dhe ministre e Kulturës, Elva Margariti.

Por, CNA.al vetëm pak ditë më parë parlajmëroi këto ndryshime të bujshme në kabinetin qeveritar të Ramës.

Edhe pse media pranë qeverisë, madje edhe të tjera pranë Lulzim Bashës raportuan se Asambleja e PS nuk do të kishte të bënte me ndryshime në kabinetin qeveritar, CNA.al raportoi pak ditë më parë se Rama do ta ndryshojë qeverinë, para Vitit të ri.

Gjithashtu CNA.al raportoi se  kryeministri është duke përgatitur lëvizjet e tij jo vetëm për shkak të protestave, por dhe nga një reagim i fortë që ka pasur nga opinioni publik në lidhje me rezultatet e pritëshme të qeverisë./ CNA.al

Ekskluzive/ Rama pritet të ndryshojë kabinetin para Vitit të Ri

Lajmet e fundit nga