LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie Partia Socialiste/ Rilindja e gjithëpushtetshme

28 Dhjetor 2018, 14:45, Aktualitet CNA
Bie Partia Socialiste/ Rilindja e gjithëpushtetshme

Kryeministri Edi Rama pas tensioneve të fundit ka reaguar me ndryshime në qeveri.

Për të shpëtuar veten ai ka nxjerë jashtë kabinetit ministrat dhe bashkëpunëtorët e ngushtë dhe ka futur në qeveri një tufë me njerëz anonimë, pa asnjë kontribut në PS, apo jetën politike të vendit, kryesisht Rilindas dhe produkte të tij.

Me kabinetin e ri, duket se Partia Socialiste ka rënë përgjithmonë dhe Rilindja tashmë është e gjithëpushtetshme. Pandeli Majko dhe Erjon Braçe me nga një post ministror pa ministri janë simbolika e ngelur e PS-së së vjetër, që tashmë ka ngelur me dy relike të saj në një qeveri ku shumica vjen nga G-99, Mjaft, Soros, por edhe nga Kosova.

Në fakt shumë ministra ishin poshtë në sondazhet e Edi Ramës dhe në opinion nuk po perceptoheshin pozitivisht, por këta ishin në shumicë ministra politikë, ndërsa ata që erdhën janë drejtorë pa asnjë kontribut politik dhe kryesisht të futur në qeveri si Rilindas dhe jo si politikanë.

Kjo qeveri e Ramës me ndryshimet e ndodhura sot ngjan shumë me kabinetin dhe ministrat që pati kur ishte bashkë me Lulzim Bashën.

Ministra jo politikë, që nesër çdo kosto dhe faturë do t?ja lenë direkt kryeministrit, ndërsa zyrtarët e larguar duhet të shkojnë në bazë dhe të mbledhin vota si socialistë. Rilindja qeveris dhe socialistët punojnë, ose shqip punon kali e ha gomari.

Gjithçka ndodhi sot është fundi i Partisë Socialiste dhe Rilindja është e gjithëpushtetshme, socialistët tashmë janë argatët e Rilindjes. Dy reliket Majko e Braçe duhen thjesht për garniturë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga