LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artisti “shpërthen” ndaj Kumbaros/ Thefsh qafën ashtu siç ia theve kulturës për 6 vite

28 Dhjetor 2018, 15:47, Aktualitet CNA
Artisti “shpërthen” ndaj Kumbaros/ Thefsh qafën ashtu

Tenori Agim Hushi ka reaguar pas ndërrimit të kabinetit qeveritar nga kryeministri Edi Rama, ditën e sotme në Asamblenë Kombnëtare të Partisë Socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Hushi me tone të ashpra ka sulmuar ish-ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, por nuk ka nguruar t?i japë edhe disa ?Unime?, si psh e theftë qafën, ashtu siç ia theu kulturës këto 6 vite.

?Kartolina e fundit per

Mirela Kumbaron!

Shkofsh e mos u kthefsh me kurre!

Populli thote thefsh qafen ashtu sic ia theve kultures per 6 vitet e tua te padenja

Une do te te kujtoj me neverine me te thelle si njeriu qe gjykoje artin dhe artistet me mendjelehtesin e nje femre te ceket, te pakulture dhe me nje cinizem fyes per te gjithe ne qe aspirojme kulturen shqipe!?

Më tej Hushi shkruan se në mendjen e tij, Kumbaro është ajo shtriga e frikshme e kulturës, dorëzuese e lahutës shekullore shqiptare, serbëve.

?Personalisht te imagjinoj si shtrigen e frikshme te kultures, dorzuesen e lahutes tone shekullore, serbeve!

Lerja vendin kultures dhe marrsh me vete folene tende mbushur me gjarperinj qe helmojne kulturen ne cdo cep!?

Në përfundim të postimit të tij, Tenori i ka uruar miqve të tij ta gëzojnë vitin e ri të çliruar nga një makth i frikshëm psiqik dhe okult, ndërsa ka publikuar edhe mesazhin e një artisti.

?Miqt e mije artiste rrofte arti i lire!

Gezuar vitin e ri te cliruar nga nje makth i frikshem psiqik dhe okult!

Suksese ne krijimtarine tuaj!

Se di sa do vazhdoje ky gezim por te pakten kemi rast per tiu gezuar vitit te ri deri me 7 Janar!

Ja mesazhi qe me dergoi inbox nje artist i madh i operas, arsyeja pse une ndjeje te njejten gje:

Me ne fund nje lajm i mire per ne …qe sakrifikuam…per te lene gjurme ne artin tone operistik…po qe sna e diten e sna vlersuan..po vlersojn e do vlersojn pseudo artistet dhe mirimangat si puna e ketyre ministeve..me vjen mire qe me ne fund u pre koka e njekucedre…po ka dhe shume koka..kjo kucedra qe mbulon artin …te pershendes..e vit te mbare per familjen tuaj..?,– shkruan Hushi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga