LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U tha se do të dilte në dhjetor: Ja kur do ta shohim filmin “Dy gisht mjaltë” nga Elvana dhe Ermali

27 Dhjetor 2018, 10:53, Lifestyle CNA
U tha se do të dilte në dhjetor: Ja kur do ta shohim filmin “Dy

Gati gjithë verën e kaluar kemi parë e dëgjuar në postimet e Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit copëza nga xhirimet e filmit të tyre ?Dy gisht mjaltë?.

Ky film i zhanrit komedi që flet për jetën e një çifti, i mbylli xhirimet në muajin shtator dhe sipas njoftimeve në Instagram nga Mamaqi thuhej se filmi do të dilte përgjatë muajit dhjetor.

Mirëpo dhjetori gati përfundoi dhe për filmin nuk po dëgjojmë asgjë. Revista ?Bordo? ka kontaktuar me moderatorin dhe aktorin Ermal Mamaqi, i cili është shprehur se filmi do të dalë në  muajin shkurt.

?Vendosëm ta shtynim për një ose dy muaj dhe ta transmetojmë më datë 14 shkurt, meqë përkon edhe me subjektin e filmit. Përveç kësaj u menduam mirë se po ta jepnim tani do të kishte shumë shpërqendrim nga fluksi i aktiviteteve dhe filmave që janë në këtë sezon festash?- u shpreh Ermali për ?Bordo.al?.

Megjithëse Ermali tha se kjo është një strategji, shkak për shtyrjen e promovimit të filmit mund të ketë qënë edhe ?zhdukja? e Elvanës nga rrjetet sociale dhe skena pas ngjarjes së rëndë në ish-Bllok, ku u përfshi ajo dhe i fejuari i saj, Ervin Mata.

Lajmet e fundit nga