LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të përballosh tentativën e vetëvrasjes së një familjari

27 Dhjetor 2018, 22:20, Aktualitet CNA
Si të përballosh tentativën e vetëvrasjes së një

Duket si një mrekulli çdo herë që mbijeton, por nuk është aspak arsye për të festuar. Sepse me shpresën vjen edhe dyshimi se mund ta bëjë përsëri. Është një ndjenjë shumë e keqe kur e di që dikush që ti e do nuk dëshiron të jetojë më. Por kam zbuluar se ka mënyra përmes të cilave mund të mbështesësh antarët e familjes të cilët kanë provuar të vetëvriten.

Rreziku më i madh është tre muaj deri në një vit pas tentativës së parë, në këtë përiudhë personi mund ta provojë përsëri aktin vetëflijues. Sipas psikologëve nëse dikush ka tentuar njëherë me siguri mund ta provojë prapë.Pas tentativës së parë duhet bërë ç?është e mundur që problemi të adresohet dhe të gjendet një zgjidhje.

Problemi është se shumë familje nuk arrijnë të mobilizohen pasi familjari i tyre kthehet në shtëpi me një diagnozë. Ata të cilët kanë provuar të vrasin veten shpesh kthehen në shtëpi në gjendje shumë të luhatshme mendore dhe emocionale. Në shumicën e rasteve problemi që i ka bërë ata të provojnë flijimin është ende aty dhe kjo e bën akoma më keq situatën.

Çfarë ndodh pasi dikush provon të vetëvritet varet edhe nga mbështetja sociale që merr personi nga familja dhe ata që e rrethojnë. Nëse ai gjen mbështetje ndihmë dhe mirëkuptim si dhe trajtimin e duhur për diagnozën që ka sigurisht që nuk do të përballemi me një tentativë të dytë vetëflijimi./Cna.al

Lajmet e fundit nga