LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paradoksi/ Qeveria që krijoi Ministrinë e Diasporës, nuk lejon zhvillimin e protestës së saj

27 Dhjetor 2018, 11:03, Aktualitet CNA
Paradoksi/ Qeveria që krijoi Ministrinë e Diasporës, nuk lejon

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas ndalimit që Ministria e Brendshme i bëri protestës së paralajmëruar të Diasporës shqiptare nesër në orën 17:00 në bulevardin ?Dashmorët e Kombit?.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Agron Duka e quan paradoksale faktin që Qeveria që krijoi Ministrinë e Diasporës, nuk lejon zhvillimin e protestës së saj.

Më tej, Duka thekson se Diaspora është një nga forcat më vitale dhe më prodhuese për ekonominë e vendit; për këtë arsye, nuk mund të trajtohen si një grupim i jashtëligjshëm.

?Paradoks! Qeveria që krijoi Ministrinë e Diasporës, nuk lejon zhvillimin e protestës së saj.
Të protestosh është një e drejtë politike po aq e rëndësishme sa vota, prandaj, nuk mund të jepet njëra dhe të mohohet tjetra.
Diaspora është një nga forcat më vitale dhe më prodhuese për ekonominë e vendit; për këtë arsye, nuk mund të trajtohen si një grupim i jashtëligjshëm.?-shkruan Duka.

Gjithashtu ai thekson se ky është edhe ilustrimi më i mirë i këtij momenti politik, ku përfaqësimi nuk ka më asnjë vlerë dhe e vetmja gjë që ka rëndësi është forca e kartonëve parlamentarë, të cilët pasqyrojnë ekskluzivisht vullnetin e një grupi shumë të vogël personash.

?Megjithatë, rezistenca dhe frika ndaj Diasporës, dhe gjithë forcave sociale që po protestojnë në këtë dhjetor, është në dekikat e fundit. Askush nuk mund të mbajë peng një popull që po ndërgjegjësohet çdo ditë e më shumë për të drejtat që i mohohen. Asnjëherë frika e atyre që luftojnë për të mbrojtur privilegjet e të paktëve, nuk do të fitojë mbi shpresën e atyre, përherë e më të shumtë në numër, që kanë ende besim se ky vend mund dhe duhet të jetë më i mirë.?-përfundon Agron Duka postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga