Aktualitet
Flet “mbreti” i memeve: Na mohuan lejen si të ishim ekstremistë

I ftuar në A2, Genc Sejko tregoi për protestën që po organizon ditën e nesërme, ndonëse policia nuk ka dhënë leje për zhvillimin e saj.
Sipas Sejkos, tubimi i nesërm u ideua në nëntor si protestë e emigrantëve të diasporës, mbi bazën e tre pikave keqqeverisja, korrupsioni dhe kriminaliteti në vend.
“Lëvizja studentore na nxori pak “anash”, por sot kemi shtuar disa klauzola në mënyrë që të bashkojmë të gjithë shqiptarët për të protestuar.
Pjesa më e madhe do ti kushtohet sërish studentëve, por do të shtohen elementë specifikë për diasporën si ‘vota e emigrantëve dhe çmimi i biletave që kanë efekt direkt mbi emigrantët’”,- ka thënë Sejko.
Autoritetet nuk kanë dhënë leje për aktivitetin e nesërm, por sipas Sejkos “nuk ekziston më termi leje, ne thjesht njoftuam policinë për tubimin e nesërm në orën 5, që mund të refuzohet sipas Kushtetutës vetëm nëse cënohet siguria kombëtare. Paqësore, evropiane, sillni familjet tuaja. Në Bularat erdhën ekstremiste grek dhe nuk u cenua e drejta e tubimit, kurse diaspora që është kontribuues me remitancat pengohet për të ushtruar një të drejte kushtetuese”.
Edhe pse presidenti Meta e ka ftuar që tubimi pa leje të zhvillohet brenda Presidencës, Sejko thotë që ai do të zhvillohet vetëm në rrugë. Ai nuk do të politizohet por ka mendimin e tij politik: “Një qytetar i mirë nuk i bindet Qeverisë, e kundërshton atë kushdo të jetë. Kemi rezervat tona ndaj çdo partie të momentit, por duhet opozitë e vazhdueshme ndaj padrejtësive në vend”.
Sejko premton që do të japë kontributin e tij duke thumbuar pushtetin edhe kur të kthehet në Angli, ku banon prej 20 vitesh. Dhe jep detaje për veten: “Jam me origjinë çame nga Filati, i lindur në Shkodër nga familje e persekutuar. Jam thjesht një shqiptar i shqetësuar”.
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...