LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja 10 milion euro/ Shqipëria dhe Gjermania projekte për zhvillimin e bujqësisë

27 Dhjetor 2018, 18:40, Aktualitet CNA
Marrëveshja 10 milion euro/ Shqipëria dhe Gjermania projekte për

?Përmirësimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave në zonat rurale në Shqipëri?, është marrëveshja më e fundit e nënshkruar ditën e sotme nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, me zv.ambasadorin gjerman në vendin tonë, Johannes Dietrich.

Marrëveshja e financimit me vlerë 10 milionë euro krijon mundësinë e krijimit të sa më shumë vendeve të punës në sektorin e bujqësisë dhe turizmit, si dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës në zonat rurale.

Marrëveshja që do të shtrihet përgjatë 4 viteve, parashikon që vitin e ardhshëm të investojë për fermerët dhe zhvillimin rural rreth 2 milionë euro.

Përfitues janë para së gjithash gratë dhe të rinjtë në Alpet e Veriut të Shqipërisë si dhe prefekturat e Vlorës dhe Dibrës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga