LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI bashkon votat me Rilindjen/ Pas Dakos kalon buxhetin e Filos në Korçë

27 Dhjetor 2018, 17:40, Aktualitet CNA
LSI bashkon votat me Rilindjen/ Pas Dakos kalon buxhetin e Filos në

Lëvizje Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste në qytetin e Korçës kanë bashkuar votat për buxhetin bashkiak të vitit 2019.

Në ndryshim nga përfaqësuesit e tyre në Tiranë, PS dhe LSI në Durrës, Elbasan dhe së fundmi në Korçë kanë vendosur që të bashkëpunojnë.

Bashkimi i votave të LSI-së me Rilindjen bëri të mundur që pas Vangjush Dakos në Durrës, Qazim Sejdinit në Elbasan, edhe Sotiraq Filo të miratojë buxhetin e 2019-ës.

Këshilltarë të PS-së në këtë Bashki janë 21 vetë, por kujtojmë se më herët me ta u bashkuan dy persona nga LSI-ja.

Ndërsa ditën e sotme, edhe 3 këshilltarë të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim votuan buxhetin e Bashkisë së bashku me PS, pavarësisht kundërshtimit të fortë të Partisë Demokratike.

Demokratët e Korçës kërkuan që të votohej kundër, pasi ishin të pakënaqur për këtë buxhet./CNA.al

Lajmet e fundit nga