Connect with Us

Fiks Fare publikon skandalin/ Policia “arreston” makinën e pafajshme

Aktualitet

Fiks Fare publikon skandalin/ Policia “arreston” makinën e pafajshme

Publikuar

-

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e kësaj të enjteje veprimet e Policisë Rrugore, e cila gaboi targën e një automjeti që ishte përfshirë në aksident në Tiranë. Ky gabim i kushtoi shtrenjtë qytetarit Besjan Uraj, makina e të cilit “u ngujua” për muaj me radhë.

Uraj thotë se në muajin shtator po kthehej nga Spitali i Shkodrës, ku kishte shtruar një fëmijë në spital.

“Kur po kthehesha, në një kryqëzim më ndalon policia dhe më thotë se duhet të shkoja me ta në komisariat, pasi makina ime ishte përfshirë në një aksident. I thashë s’kam bërë asnjë aksident. Jo më thanë. Targa jote rezulton se ka bërë aksident në Tiranë. Unë po bëj 3 vite që s’kam qenë në Tiranë, me makinë jo e jo. Unë kam një “Golf 5”. Më shoqëruan në komisariat dhe më thanë se po më prisnin letrat për në burg. I sqarova edhe njëherë se s’kam bërë asnjë gjë. Telefonova një mikun tim dhe më ndihmoi. Më solli një letër, fotokopje, se targa e makinës sime ishte vënë gabim në sistem, pasi aksidentin në Tiranë e kishte bërë një mjet “Opel” dhe jo “Golf”. Madje, në timon ka qenë një femër. Polici i Tiranës e kishte shënuar targën AA 491 TX. Kjo targë është e mjetit tim, ndërsa ai duhej ta kishte bërë AA 491 DX. Pas verifikimit më lanë për 30 minuta”, thotë qytetari.

Më tej, ai shton se arriti ta nxjerrë makinën.

“Pas disa javësh më ndalojnë sërish. Makina nuk ishte hequr nga sistemi me ‘Alert’. E nxjerr sërish dhe vendos që ta shes. Blerësi e provon dhe e ndalojnë para pak javësh. Më thotë se ka probleme dhe se targa është në sistem ende”, shton Besjani, ndërsa thotë se ka shkuar disa herë në Policinë e Shkodrës dhe i kanë thënë se nuk kanë ç’ti bëjnë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Policia belge përdor topa uji për të shpërndarë protestuesit

Pas ankesës, qytetari shkon në Policinë e Shkodrës, për të pyetur nëse makina e tij ka apo jo probleme. Policët e shikojnë në sistem dhe i thonë se ka ende probleme. Targa është në sistem dhe nuk është hequr.

Qytetari i kërkon edhe një shkresë që e ka dorëzuar vet në Policinë e Shkodrës. Polici i ngre zërin dhe i thotë se nuk e ka ai.

“Ta gjejë kush të dojë. Shko në një sportelist tjetër”, i thotë ai.

Qytetari shkon te sportelisti tjetër dhe i thonë se ia ka dhënë punonjësit të parë. Pas shumë sorollatjesh në Policinë e Shkodrës, i thonë se letra është në Tiranë dhe të shkojë ta kërkojë atje.

Qytetari detyrohet që të vijë në Tiranë dhe shkon te Policia Rrugore. I tregon problemin dhe i thonë se makina është ende në sistem. Punonjësit e policisë, pasi e sorollasin për gati një ditë, e pranojnë më në fund se është bërë një gabim dhe do të interesohen në Policinë e Shtetit.

Krahas qytetarit, “Fiks Fare” interesohet pranë Policisë Rrugore në Tiranë, ku mëson se punonjësi i policisë ka gabuar targën e një aksidenti të ndodhur në shtator të vitit 2018. Ata pohojnë se do të veprojnë shumë shpejt dhe do ta heqin nga sistemi. Pas më shumë se 3 muajsh “e ngujuar”, automjeti tashmë do të lëvizë lirisht.

“Falënderoj emisionin ‘Fiks Fare’, jeni të mrekullueshëm”, tha qytetari.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arben Imami “shuplakë” Bashës/ “Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë”

Publikuar

-

Nga

Arben Imami "shuplakë" Bashës/ "Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë"

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami, ka folur për nismën e “Grupi për PD-në”, i cili kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Imami tha se PD ka nevojë për një reformë të thellë, pasi sipas tij, në këto 4 vitet e fundit nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.

Ai deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se opozita nuk funksionon dhe nuk krijon asnjë rrezik për qeverinë.

PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeverisë… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, theksoi Imami./ CNA.al

LEXO TE PLOTE